Gjermania është në kërkim të mënyrave për të zgjidhur çështjen e emrit

Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki thotë se Gjermania dëshiron dhe është në kërkim të mënyrave për të zgjidhur çështjen e emrit. Në një deklaratë për Dojçe Velen, shefi i diplomacisë mbështet qëndrimin e Berlinit se “status quo-ja” e vendit për integrimin evropian dhe në NATO, nuk i shkon për shtati jo vetëm Maqedonisë por as gjithë rajonit, transmeton Alsat.

“Ka interes në Gjermani për të lëvizur përpara procesin e integrimit, pasi tashmë është e qartë si për kancelaren Merkel ashtu dhe për diplomacinë gjermane se vazhdimi i “status quo-së” për Maqedoninë, me vonesa të paarsyeshme dhe ligjore të fillimit të bisedimeve për në BE dhe anëtarësimin në NATO, nuk sjell rezultate të mira për tërë rajonin. Pra, diplomacia gjermane dëshiron që kjo çështje të zgjidhet dhe ata e dinë se problemi kryesor është bllokada e Greqisë. Edhe Gjermania do të donte të shihte një zgjidhje, por në asnjë mënyrë nuk do të donte të paguante çmimin e uljes së popullaritetit apo konfrontimit të hapur me Greqinë për këtë çështje”, deklaroi Nikolla Popovsk, ministër i jashtëm.

Popovski pohon se Shkupi ka një komunikim të qartë dhe të vazhdueshëm me Berlinin dhe se pa përfshirjen e aktorëve më të mëdhenj në Aleancë dhe në BE, Greqisë nuk ka për t’iu kthyer lehtë vullneti i zgjidhjes së çështjes së emrit, për shkak të problemeve të brendshme që ka.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë ashtu edhe për shtetet e tjera më të informuara mbi këtë mosmarrëveshje, dhe nga ky aspekt, ndikimi i tyre për lëvizjen përpara të çështjes së emrit është i kufizuar. Për ne është e rëndësishme që kjo situatë të mos vazhdojë më, pa ndonjë fokus më të madh”, u shpreh Nikolla Popovsk, ministër i jashtëm.

Popovski vlerëson se nevojitet vullnet në Shkup dhe Athinë për të kapërcyer çështjen e hapur. Ai siguron se Maqedonia ka një disponim dhe vullnet tillë, pasi nuk ka alternativë më të mirë nga NATO-ja dhe BE-ja, ndërsa në Greqi, siç thotë Popovski, realiteti tregon se aty mungon vullneti. Sipas Popovskit, këtë e ka të qartë edhe ndërmjetësuesi Nimic i cili gjatë vizitës së tij të fundit në rajon bëri përpjekje për të komunikuar dhe të dëgjonte qëndrimet e të dyja palëve. “Por, pa pasur vullnet, zgjidhja nuk mund të vijë vetvetiu”, ka theksuar Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button