Venizello takohet me Ban Ki Mun, Gruevski pa agjendë për emrin

Problemi i emrit ka qenë tema kryesore në në takimin e sotëm në New York, në mes sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bahskuara Ban Ki Mun dhe shefit të diplomacisë greke Evangellos Venizellos.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për perspektivën e zgjidhjes së çështjes së emrit në mes Greqisë dhe Republikës ish jugosllave të Maqedonisë, duke përfshirë edhe përfundimet nga vizita e mëhershme  e të dërguarit special të Ban Ki Mun, në Maqedoni dhe Greqi.

Deri më tani nuk është lajmëruar nëse në New York, do të ketë takime në mes delegacionit grek dhe delegacionit maqedonas. Nikolla Gruevski udhëheqë delegacionin e Maqedonisë së bashku me ministrin e punëve të jashtme Nikolla Poposki. Gjithashtu nuk ka lajmërime për takim me negociatorin Nimetz i cili nesër do të takohet në me euro komisarin për zgjerim Shtefan Fyle.

Lajme të ngjashme

Back to top button