Komisioni për Lustrim në krye me Tome Axhiev, mban seancën konstitutive

Formacioni i ri i Komisionit për verifikimin e fakteve sot ka mbajtur mbledhjen konstitutive.

Njëkohësisht Komisioni ka ngritur procedurën për verifikimin e anëtarëve të rinj para katër institucioneve shtetërore, Arkivës shtetërore, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Shërbimi për Siguri i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencinë për Zbulim.

Pas kontrollimit nëse ndonjëri nga anëtarët ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, Komisioni do të vazhdojë me aktivitetet e rregullta nga fundi i muajit gusht.

Parlamenti i Maqedonisë për kryetar të Komisionit për Verifikimin e Fakteve, ka zgjehdur sërish Tome Axhievin, ndërsa për zëvendës të tij Asan Lumën.

Më zgjedhjen e anëtarëve të rinj, më automatizëm u ndërpritet mandate i anëtarëve të përbërjes së vjetër.
Anëtarë të rinj të komisionit janë: Luma, Dimitrovski, Lalcevska, Bajzaroski, Lazarovski dhe Janev.

Lajme të ngjashme

Back to top button