Komisioni Disiplinor i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas zhvillimit të procedurës disiplinore miratoi vendim me të cilin propozoi shkarkimin e Vilma Ruskovskës, transmeton Portalb.mk.
“Për një ish-prokurore publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThPNKOK) është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të kryer nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë”, informuan nga Prokuroria Publike.
Komisioni gjithashtu informoi se një prokurori publik nga PThPNKOK i është shqiptuar masë disiplinore për kundërvajtje të rëndë disiplinore të konstatuar zbritje të pagës mujore në vlerë prej 30% të pagës neto për 6 muaj. Ndërsa një prokurore tjetër publike Komisioni ka vendosur që ta lirojë nga përgjegjësia, pasi nuk është vërtetuar se ka bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për prokurorët publikë.
Kundër vendimit të komisionit disiplinor palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Rikujtojmë që muajt e fundit bujë më të madhe shkaktoi zgjedhja e prokurorit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit nga Kërçova, i cili u akuzua në opinion për afërsi të tij me funksionarët e BDI-së, për çka u publikuan edhe disa fotografi. Për zgjedhjen e tij edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shkup deklaroi se është e habitur me procesin, ndërkaq Abazi mohoi çdo lidhje të tij me BDI-në. Zgjedhja e tij erdhi pas ngjarjeve mes prokurores Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska u suspendua për shkak të bastisjes në Policinë Financiare, ndërkaq Muaremi dha dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.
- LEXO: Procedurë disiplinore për ish-prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska dhe dy koleget e saj
- LEXO: Ruskovska do të kthehet në Prokurorinë e Shkupit, por nuk do të mund të punojë deri në përfundimin e pezullimit
- LEXO: Epilogu i “përplasjes” Ruskovska-Muaremi larg zgjidhjes
- LEXO: Ruskovska do të kandidojë për shefe të Prokurorisë për Krim të Organizuar
- LEXO: Mbetet në fuqi pezullimi i Ruskovskës, Këshilli i prokurorëve publikë e refuzoi ankesën e saj
- LEXO: Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut me drejtor të ri
- LEXO: Derisa zgjat pezullimi i Ruskovskës, përkohësisht do ta zëvendësojë prokurorja Lile Stefanova
- LEXO: Dy institucionet kryesore kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut mbesin pa drejtues
- LEXO:RMV, u suspendua prokurorja Ruskovska, dha dorëheqje shefi i Policisë Financiare, Muaremi
- LEXO: Ivanovska: Përplasja mes Prokurorisë dhe Policisë Financiare zbuloi dobësi sistematike në këto institucione
- LEXO: RMV, Policia financiare ka ngritur padi penale ndaj prokurorëve për bastisjen e 18 korrikut
- LEXO: Arafat Muameri nesër pritet ta padisë Villma Ruskovskën
- LEXO: Për çfarë ka bërë Ruskovska bastisje në Drejtorinë për Polici Financiare?