Site icon PORTALB

Blinken: Po punojmë me Poloninë për ta furnizuar Kievin me avionë

Antony Blinken, foto: profili i tij në Twitter

Antony Blinken, foto: profili i tij në Twitter

Shtetet e Bashkuara në mënyrë aktive po shikojnë të arrijnë një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të prodhimit rus, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, transmeton REL.

Pilotët ukrainas veçse dinë të përdorin këta avionë dhe Blinken tha se SHBA-ja mund të ofrojë avionë të tjerë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë.

“Ne po shikojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe jemi duke parë se sa mund t’i furnizojmë ne më pas ata, nëse Polonia vendos të dërgojë avionë” në Ukrainë, tha Blinken.

“Nuk mund të flas për afate, por mund të them se jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë shumë, shumë aktive”, shtoi ai.

Ndryshe, Aeroporti i Vinistias u shkatërrua plotësisht.  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot tha se si pasojë e sulmeve me raketa nga Rusia, aeroporti i Vinistias është shkatërruar plotësisht. Sipas tij, ky aerport që gjendet në perëndim të Ukrainës, u sulmua me tetë raketa.

Exit mobile version