Site icon PORTALB

American Express pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

Foto nga Anadolu Agency

Kompania American Express tha të dielën se do të pezullojë të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri korporatash perëndimore që po tërheqin biznesin e tyre nga Rusia, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës, transmeton REL.

“Në dritë të sulmit të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës, American Express pezullon të gjitha operacionet në Rusi”, tha kjo kompani e kartave të kreditit përmes një deklarate të postuar në ueb-faqe.

“Ne po ashtu do të ndalojmë të gjithë operacionet biznesore në Bjellorusi”, shtoi kjo kompani.

American Express i bashkohet kompanive Visa dhe Mastercard dhe PayPal, që njoftuan po ashtu se kanë pezulluar operacionet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

Exit mobile version