Site icon PORTALB

Sërish do të tentohet evakuimi nga Mariupoli

Lufta në Ukrainë, foto: AA

Lufta në Ukrainë, foto: AA

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol nga ora 10:00-21:00 me kohën lokale, ka njoftuar këshilli i qytetit, transmeton REL.

Civilët do të mund të evakuohen nga qyteti përgjatë një rruge, për të cilën janë pajtuar Ukraina dhe Rusia.

Një plan i ngjashëm ishte shpallur edhe të shtunën (5 mars), por u shkel menjëherë për shkak të bombardimeve të rinisura nga Rusia.

Exit mobile version