Site icon PORTALB

OBSH: U sulmuan qendrat shëndetësore në Ukrainë

OBSh, Photo: Flickr

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka konfirmuar “disa” sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe po heton të tjera, tha të dielën shefi i agjencisë, transmeton REL.

Sulmet shkaktuan vdekje dhe lëndime të shumta, ka shkruar Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, ka shkruar ai.

Exit mobile version