Gjykata Themelore Penale Shkup e ka pranuar aktakuzën kundër mjekut Zhan Mitrev dhe kundër klinikës me të njëjtin emër. Gjykata njoftoi se tashmë është caktuar data për seancën e parë gjyqësore, konkretisht 28 shkurt 2023, raporton Portalb.mk
Gjykata Penale njoftoi se duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e bashkëlidhura të palëve, mori vendim për miratimin e aktakuzës dhe sipas sistemit AKMIS i është caktuar gjyqtarit për procedurë të mëtutjeshme dhe se seanca kryesore është caktuar 28 shkurt.
Reagoi edhe vetë spitali “Zhan Mitrev“, nga ku thanë se akuza është krejtësisht e pabazë dhe se këtë do ta vërtetojnë institucionalisht. Theksuan se presin proces të shpejtë dhe transparent në të cilin përmes informacioneve të qarta dhe publike, dëshmive dhe materialeve dëshmuese do të vërtetohet e vërteta se asnjë pacient nuk është mashtruar.
Kujtojmë që muajin e kaluar Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.
Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.
Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroise do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).
Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:
- LEXO: Është ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat
- LEXO: Zhan Mitrev do ta tërheq padinë ndaj gazetarëve të IRL-së
- LEXO: Sali: Raporti përfundimtar për rastin “Zhan Mitrev” do të jetë gati javën e ardhshme
- LEXO: MALMED ka dorëzuar kallëzim penal kundër Zhan Mitrevit për shkak të testimeve klinike të padeklaruara
- LEXO: Gjykata e refuzoi kërkesën e Zhan Mitrevit për ta fshirë dokumentarin “Gjaku i papastër”
- LEXO: Zhan Mitrev kërkon që gjykata të urdhërojë fshirjen e dokumentarit “Gjaku i papastër”
- LEXO: Zhan Mitrev ka dhënë garanci prej 1 milion euro se nuk do të arratiset
- LEXO: Gjykata e mori pasaportën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Prokuroria filloi procedurë hetimore ndaj Zhan Mitrev
- LEXO: Sali për rastin “Zhan Mitrev”: 560 pacientë me kovid janë trajtuar me hemofiltrim, do ta analizojmë secilin rast
- LEXO: Institucionet punojnë në zbardhjen e rastit me spitalin privat “Zhan Mitrev”, sqaroi Kovaçevski
- LEXO: Prokuroria thotë se po heton vdekjen e kosovarit në “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Hemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdor si trajtim “magjik”
- LEXO: Edhe një skandal i ri në klinikën “Zhan Mitrev
- LEXO: Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Për 3 vjet në Zhan Mitrev janë kryer 3 inspektime të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme
- LEXO: Bekim Sali për “Zhan Mitrevin”: Në RMV nuk ka të paprekshëm, nëse vërtetohet do të ketë përgjegjësi
- LEXO: Hulumtim: Eksperiment i paligjshëm me kovid-pacientët në “Zhan Mitrev”, klinika i ka “rrjepur” qytetarët