Site icon PORTALB

Britania e Madhe synon energjinë në sanksionet e reja ndaj Rusisë

Britani, Londer

Britani, Londer

Mbretëria e Bashkuar do të shënjestrojë sektorin energjetik të Rusisë në rundet e ardhshme të sanksioneve, transmeton REL.

Qeveria ka hezituar deri më tani për të bërë këtë mes paralajmërimeve që kjo mund të rrisë faturat e energjisë në kohën kur çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë në nivele të larta.

Shtetet e Bashkuara dhe BE –ja kanë tashmë disa sanksione në fuqi për sektorët e energjisë dhe rafinimit të naftës të Rusisë, por Uashingtoni ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e sanksioneve ndaj rrjedhjes së naftës dhe gazit të Rusisë.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në mbarë botën, pas Arabisë Saudite.

Exit mobile version