Site icon PORTALB

Ukraina raporton për viktima nga zjarri në centralin bërthamor

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia, Ukrainë

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia, Ukrainë

Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës, transmeton REL.

Punëtorët janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministria përmes një postimi në Facebook.

Mirëpo nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë.

“Mijëra persona – përfshirë civilë që nuk kanë mundësi të evakuohen nga zona afër centralit për shkak të luftimeve – mund të dëmtohen”, është thënë në deklaratë.

Në linjë me reagimin e presidentit ukrainas, Ministria ka thënë se katastrofa bërthamore në Zaporizhja do të mund të ishte më e keqe sesa aksidentet e kaluara si ajo e Çernobilit apo e Fukushimas.

“Rusia ka kryer vazhdimisht sulme të armatosura në centralin bërthamor, veprim që ka shkelur të gjitha marrëveshjet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike”, është thënë në deklaratë.

Ministria i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për largimin e trupave ruse nga kjo zonë, për të garantuar sigurinë.

Exit mobile version