Site icon PORTALB

Zelensky: Rreth 16 mijë luftëtarë të huaj do të vijnë për të ndihmuar Ukrainën

Volodymyr Zelenskiy, foto nga fb i tij

Volodymyr Zelenskiy, foto nga fb i tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zbuloi se rreth 16 mijë luftëtarë të huaj vullnetarë do t’i vijnë në ndihmë Ukrainës dhe se së shpejti në vend do të mbërrijë autokolona e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar kombit, Zelensky tha se janë duke blerë armë çdo ditë nga partnerët dhe miqtë e tyre të vërtetë.

“Rreth 16.000 luftëtarë të huaj vullnetarë po vijnë në Ukrainë për të ndihmuar. Grupi i parë së shpejti do të mbërrijnë në vend. Ata po vijnë për të mbrojtur lirinë dhe jetën tonë”, tha presidenti i Ukrainës.

Më 27 shkurt, presidenti ukrainas u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të botës dhe miqve të vendit që të mbrojnë Ukrainën dhe Evropën nga sulmet ruse.

Vendi, i cili lejon të huajt të luftojnë vullnetarisht në ushtri që nga viti 2016, ka themeluar një nën-aleancë me të huaj e quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës”.

Exit mobile version