Site icon PORTALB

RMV, Komisioni parlamentar për çështje evropiane i dha dritë të gjelbër Ligjit për nënshtetësi

Debati për Ligjin për nënshtetësi

Ligji për nënshtetësi, pas dy ditë diskutimi, ka kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane me flamur evropian. Komisioni nuk pranoi asnjë nga amendamentet e opozitës maqedonase, të cilët kishin dorëzuar mbi 1000 amendamente, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i komisionit, Arbër Ademi tha për agjencinë MIA dje  pas mbarimit të seancës së djeshme se, amendamentet janë shqyrtuar dhe asnjë nuk është pranuar dhe nuk është miratuar nga ana e anëtarëve të komisionit.

“Përfundoi edhe dita e dytë me shqyrtimin e të gjitha amendamenteve. Edhe pse në fillim dhe në ditën e parë dhe sot në ditën e dytë të diskutimit për propozim ligjin kishte shumë intervenime procedurale nga ana e deputetëve të opozitës. Në fund, me shumicë votash u miratuan vendimet nga ana e komisionit”, potencoi Ademi.

Ligji për nënshtetësi tani kthehet në seancë plenare për votim.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për nënshtetësi, parashohin lehtësim të procedurës për nxjerrjen e këtij dokumenti. Qytetarët të cilët kanë pasur probleme me nxjerrjen e nënshtetësisë, tani mund ta marrin atë duke paraqitur si dëshmi një dokument, si psh faturë të rrymës, të ujit, dokument nga kontrolli në mjek, librezë kursimi etj,.

Exit mobile version