Kuvendi i RMV-së votoi nevojën për miratimin e Ligjit për nënshtetësi me procedurë të shkurtuar

Me 66 vota “për”, 38 “kundër” dhe 3 “të përmbajtur”Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme votoi nevojën për miratimin e Ligjit për nënshtetësi me flamur evropian. Pas kësaj, ligji duhet të shkojë në Komisionin për Çështje Evropiane, ku duhet të diskutohet tre ditë dhe më pas, të kthehet në seancë plenare për votim, shkruan Portalb.mk.

Ligji u vendos dy herë në votim, pasi herën e parë, kryeparlamentari, Talat Xhaferi thirri ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq që ta elaborojë ligjin, ndërsa përfaqësues të ligjit janë ministri dhe zëvendësminsitri i Brendshëm. Pas reagimit të opozitës maqedonase, Xhaferi anuloi votimin dhe thirri ministrin Spasovskin që ta elaborojë propozimin dhe më pas e vendosi sërish për votim.

“Për lëshim teknik nga ana ime, duke menduar se propozues është Ministria e Drejtësisë, e anulova votimin paraprak”, deklaroi Xhaferi.

Ndaj këtij lëshimi, reagoi koordinatori i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi shumicën parlamentare se dëshiron t’i kalojë ligjet nga të cilët kanë interes nëpërmjet “derës së vogël”.

“Këto veprime, keqpërdorime të flamurit evropian dhe shpejtësia me të cilën dëshironi disa gjëra t’i kaloni përmes derës së vogël, kontribuojnë që të sjellin këtë situatë. Tani kemi ligj që ka ardhur nga Qeveria, të cilëve nga shpejtësia ia keni gabuar përfaqësuesit. Konstatimi se kjo shumicë qeveritare dëshiron që ligjet të cilat i kanë të rëndësishme për interesat e koalicionit në të ardhme t’i kalojnë nëpër derës së vogël, pa transparencë, pa debat publik për ligjin”, tha Micevski.

Deputetët e partisë “E majta” kanë paralajmëruar se do ta kontestojnë ditë më parë kanë paralajmëruar se do ta kontestojnë këtë ligj. Ata janë të bindur se Ligji për nënshtetësi nuk është në pajtueshmëri me rregulativën evropiane dhe për këtë dje kanë dorëzuar edhe propozim ligj në Kuvend për të gjithë të ciët marrin pjesë në “keqpërdorim të flamurit evropian”. Sipas propozuesve, çdo kontestim i këtij ligji është nga motive nacionaliste.

Ky ligj fillimisht ishte në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, por pas bllokadave me diskutime procedurale dhe fjalime të gjata të opozitës maqedonase, Qeveria i vendosi flamurin evropian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button