Takimi Zaev, Sela dhe Gashi: Bisedime të suksesshme mbi çështjen e shtetësisë- deri në fund të javës do të përpilohet teksti i propozim-ligjit

Takimi midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashit, i cili ka të bëjë me çështjen e shtetësisë dhe zhbllokimin e punës së Kuvendit, është konsideruar i suksesshëm për zgjidhjen e problemit me shtetësinë. Krerët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thanë pjesa më e madhe është dakorduar dhe se deri në fund të javës se do të përpilohet edhe teksti i propozim ligjit konkret, transmeton Portalb.mk

“Mund të them se jemi në rrugë të mirë që ëtë gjejmë një zgjidhje të një problemi i cili daton 3 dekada. Kemi punuar që të kemi një tekst final për propozim ligjin për shtetësi që duhet të jetë gati së shpejti. Ky ishte diskutimi jonë. Jemi në rrugë të mbarë për të gjetur zgjidhje për këtë problem”, ka thënë Sela.

Edhe Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është arritur përparim i theksuar në këtë drejtim. Zaev pret që tani të zhbllokohen edhe ligjet në Kuvend, në veçanti pakoja e pestë ekonomike.

Kreu i ekzekutivit nuk dha detaje nga marrëveshja, por tha se janë 13 pika si kushte, njëra prej të cilave do të jetë e mjaftueshme për të marrë shtetësinë.

“Nuk dua të flas për detaje, pasi këtu jemi përfaqësuese të politikës. Tani ekspertët duhet të bëjnë analizë, që përfundimisht të procesojmë zgjidhjen ligjore. Gjithsesi në atë pjesë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të informojnë VMRO-DPMN-në dhe Levicën pasi ata kanë paraqitur amendamente. Sot kemi bërë përparim të theksuar në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm”, deklaroi Zaev.

Ky takim u zhvillua për zgjidhjen e Ligjit për Shtetësi, për shkak të të cilit opozita shqiptare ka bllokuar Kuvendin me mijëra amendamente të një pas njëshme.

Sipas deklaratave paraprake të kryeministrit Zoran Zaev, dëshmitarët për marrjen e shtetësisë ishin zgjidhje, prandaj është ofruar alternativë tjetër.

Një takim i tillë, javën që lam pas u caktua, por për arsye që nuk dihen i njëjti nuk u mbajt.

Ndryshe, Aleanca dhe Alternativa fillimisht propozuan që shtetësia të merret me dy dëshmitarë dhe me njohuri të paktën një prej gjuhëve zyrtare në Maqedoni, duke nënkuptuar për gjuhën shqipe. Kjo u refuzua nga blloku i partive maqedonase dhe VMRO-DPMNE paraqiti amendamente për projekt-ligjin.

Pas takimit të Zaevit me Rexhepin, Aleanca dhe Alternativa hodhën poshtë kërkesën për marrjen e shtetësisë me dëshmitarë, gjegjësisht pranuan se nevojitet ndonjë dokument që të vërtetojë se jetojnë këtu, ndonjë certifikatë fëmije, vërtetim për ndihmë social. Përkatësisht do të listohen disa kushte, dhe nëse njërin prej tyre e përmbushin ata që nuk kanë nënshtetësi do të mund ta marrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button