RMV, Mariçiq: Do të arrihet marrëveshje për ligjin për shtetësi
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq mbledhjen e sotme për ligjin për shtetësi, që u mbajt në Kuvend e vlerësoi si shumë konstruktiv, të mirë, të matur dhe me argumente, njofton Portalb.
“U konfirmua se ku mundet lehtë të arrihet marrëveshje ose pajtueshmëri. Me këtë rast, kanë mbetur të hapura disa çështje, për të cilat Qeveria duhet të sigurojë informata”, tha Mariçiq.
Siç theksoi Mariçiq sonte në TV Sitel, është arritur pajtueshmëri se duhet të ketë mënyrë të parashikueshme dhe të besueshme të verifikimit se dikush i plotëson kushtet për shtetësi.
Kjo me dëshmitarë, siç tha ai, “është obsion që nuk jep shumë besim dhe mund të jetë nënpyetje, ndërsa nuk ekziston askund në Evropë dhe botë”.
U bisedua vetëm rreth propozimit të Aleancës për Shqiptarët, i cili parashikon ndryshime të ligjit ekzistues. Për ligj të ri nuk u bë fjalë.
Ai vlerëson se do të gjendet zgjidhje, pasi ka edhe mënyra tjera, alternative përveç se me dëshmitarë – si njerëzit të cilët jetojnë kohë të gjatë në RMV dhe ende nuk e kanë realizuar të drejtën e shtetësisë, e realisht i plotësojnë kushtet, që ta dëshmojnë këtë në ndonjë mënyrë adekuate dhe të marrin shtetësi.
Sipas numrave zyrtarë, rreth 800 persona janë pa dokumente, ndërsa 2.500 kanë parashtruar kërkesa për shtetësi.
- LEXO: Takimi i Zaevit me grupin parlamentar të opozitës ishte konstruktiv por pa marrëveshje për nënshtetësinë
- LEXO: Zaev duhet të takohet me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën: Do të bisedojmë për nënshtetësinë dhe regjistrimin
- LEXO: Opozita shqiptare nuk pranon shtyrje të regjistrimit: Do ta pengojmë shtyrjen përmes badenterit
- LEXO: Spasovski: Pas takimi të nesërm do të dalim me një propozim zgjidhje për ligjin për nënshtetësi
- LEXO: Reagoi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas marrëveshjes ndërmjet Zaevit dhe Mickoskit
- LEXO: Në regjistrim e popullsisë nga 1 prilli do të përfshihen edhe qytetarët që nuk kanë nënshtetësi, paralajmëroi Selami
- LEXO: ASh-AAA: Do të paraqesim nga 1.000 amendamente në secilin ligj derisa të miratohet Ligji për Shtetësinë
- LEXO: Zaev: Propozimet e ASh-AA nuk janë për t’u mbështetur, me 2 dëshmitarë martohesh, me 3 nuk mund të merret shtetësia
- LEXO: RMV, me deklaratë të tre dëshmitarëve mund të aplikohet për shtetësi, sipas Propozim-ligjit për shtetësi
- LEXO: Opozita shqiptare e vendosur që të bllokojë punën e Kuvendit, Zaev ofroi bisedime