Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të hënën do ta dorëzojnë versionin e tyre për Ligjin për nënshtetësi

Pjesa jonë rreth ligjit për nënshtetësi ka përfunduar, kanë mbetur vetëm disa intervenime teknike dhe të hënën do t’ia dorëzojmë grupit parlamentar të LSDM-së dhe shumicës parlamentare, deklaroi sot deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri, transmeton Portalb.mk.

Aziri deklaroi se, gjatë javës së ardhshme është e mundur që të mbahet takim i liderëve të ASH dhe AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev.

“Pjesa jonë ka përfunduar, ta shohim përgjigjen e tyre dhe besoj se në periudhën më të shkurtër të mundshme do të procesohet në Kuvend. Kemi biseduar me kryeministrin, ndërsa në takimin e parë mori pjesë edhe shefi i grupit parlamentar të LSDM-së dhe besoj se nuk është shumë e rëndësishme se kujt do t’ia dorëzojmë propozimin, sepse në fund të fundit edhe kryeministri Zoran Zaev e përfaqëson Qeverinë, shumicën por edhe grupet parlamentare. Më e rëndësishme është ne ta dorëzojmë pjesën tonë të përfunduar palës me të cilën kemi negociuar dhe në periudhë kohore sa më të shkurtër presim përgjigje që të procesohet më tej”, tha Aziri.

Në takimin e tretë të kryeministrit Zoran Zaev dhe opozitës shqiptare që u mbajt javën e kaluar, palët kanë arritur marrëveshje sa i përket ligjit të nënshtetësisë. Në deklaratën e dhënë për media pas takimit, Zaev nuk ka ndarë me gazetarët detajet por tha se, beson se kanë arritur marrëveshje dhe atë që sot e kanë dakorduar do ta vendosin në letër, pasi brenda ka edhe formulime juridike, që të mund ta shqyrtojnë se është ajo që kanë diskutuar në të vërtetë. Në takim u vendos që propozuesit ta përpunojmë propozim ligjin, t’ia na dorëzojnë pushtetit ekzekutiv për ta shqyrtuar dhe për ta konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button