Site icon PORTALB

Parlamenti bullgar miratoi deklaratë me të cilën dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV

Parlamenti i Bullgarisë

Parlamenti i Bullgarisë

Kuvendi bullgar dënoi kategorikisht dhunën ndaj bullgarëve maqedonas në Republikën e Maqedonisë, si dhe nënvlerësimin e problemit të të drejtave dhe sigurisë së bullgarëve në RMV. Sofja dënoi gjuhën e urrejtjes dhe këmbëngul në zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, të cilën autoritetet në Shkup nuk e respektojnë. Kështu thuhet në deklaratën e Kuvendit Kombëtar, të miratuar me shumicë, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk.

Dokumenti u miratua vetëm një ditë pasi një delegacion i bullgarëve maqedonas u prit në Komisionin Evropian nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheyi. Një nga arsyet për miratimin e deklaratës është rrahja brutale e bullgarit Hristijan Pendikov, sekretar i klubit bullgar në Ohër “Car Boris i Tretë”. Pendikov është pranuar për mjekim në gjendje të rëndë në Akademinë e mjekësisë, ku aktualisht po shërohet, raporton BGNES.

Me 184 vota “për” dhe 1 “abstenim”, deputetët në Kuvendin e 48-të Popullor miratuan raportin në të cilin dënojnë ashpër retorikën antibullgare në RMV.

Raporti bashkon propozimet e Desislava Atanasova nga GERB, Andrej Gyurov nga PP, Kostadin Kostadinov nga Prerodba dhe Elisaveta Belobradova dhe Stojan Mihalev nga DB.

Deklarata përbëhet nga 9 pika:

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Exit mobile version