Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në rajonin e Ohrit dhe Strugës, tha se me masat e fundit qeveritare, mundësohet rrymë shumë më e lirë edhe për kompanitë e industrisë ushqimore, që nënkupton ulje prej më së paku 10 përqind të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, transmeton Portalb.mk.
“Me masat e fundit kemi siguruar rrymë shumë herë më të lirë për kompanitë nga industria ushqimore. Pres ulje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore më së paku 10 përqind. Lirimi te disa produkte ka filluar, ajo do të vijojë edhe te të tjerat”, tha Kovaçevski.
Ai përsëriti se, me masat antikrizë nuk është lënë anash askush.
“Do ta ruajmë standardin, por do t’i ruajmë edhe kompanitë likuide”, tha Kovaçevski.
Kujtojmë se, Qeveria e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve, ku janë përfshirë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
- LEXO: Qeveria e RMV-së miratoi pako të re të masave antikrizë, do të ndihmohen rastet sociale, pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të papunësuarit
-
- LEXO: Kuvendi votoi vazhdimin e gjendjes së krizës në fushën e energjetikës
- LEXO: Qeveria e RMV-së ndau 1.1 miliardë denarë për furnizim me energji termike
- LEXO: RMV, kaloi në Komisionin e Kuvendit propozim-vendimi për vazhdimin e situatës së krizës së energjetikës
- LEXO: BEG: Nuk kemi detyrim të vazhdojmë me prodhimin e energjisë termike
- LEXO: Javën e ardhshme do të dimë prej ku do të furnizohet energji elektrike, paralajmëroi Bytyqi
- LEXO: U pranuan në Komision tre propozime në lidhje me ndërtimin e paneleve solare, Ligji për Ndërtim do të kalojë me procedurë të shkurtuar
- LEXO: BNR: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e eksportimit të energjisë elektrike
- LEXO: Pendarovski: Kriza energjetike do reflektojë negativisht ndaj ambientit, prioriteti i vendit duhet të jetë investimi në mjedis
- LEXO: Kovaçevski: Jemi dakorduar që Greqia të sigurojë eksportin e qymyrit dhe naftës për prodhimin e energjisë elektrike
- LEXO: RMV, marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar
- LEXO: Maqedonia e Veriut e blen shtrenjtë rrymën ditën, e shet lirë natën
- LEXO: RMV, plani për krizën energjetike këtë dimër do të dobësojë buxhetin