Përfundoi protesta e cila sontem për të tetën herë me radhë, qytetarët kërkuan refuzim të propozimit francez për zhbllokim të fillimit të negociatave inkuadruese të vendit me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.
Me transparenta “Ultimatum, jo faleminderit” dhe “Megjithatë, ne do të fitojmë”, qytetarët u nisën nga Qeveria deri te Ministria e Drejtësisë dhe u ndalën para Kuvendit, duke brohoritur “dorëheqje”. U dërguan mesazhe për bashkim kombëtar dhe për dalje masive në protesta.
Midis qytetarëve kishte edhe anëtarë të opozitare VMRO-DPMNE dhe Të Majtës, të cilët publikisht i mbështesin protestat.
Marshi protestues sot u zhvillua qetë, ndërsa për nesër është paralajmëruar protestë e re në orën 19.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.
Kujtojmë se pasditen e 5 korrikut është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas kundër propozimit francez, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.
Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.
Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.
- LEXO: RMV, çështjet ndëretnike si levë për t’i vështirësuar problemet për shtetin
- LEXO: LSDM-ja dhe BDI-ja akuzojnë Mickoskin dhe Apasievin për strategji pro-ruse në protesta
- LEXO: Pendarovski: Federata Ruse abuzon me protestat përmes sulmeve hibride
- LEXO: Derisa VMRO-DPMNE bllokon autostradat dhe rrugët kryesore, MPB rikujton se kjo është e ndaluar me ligj (FOTO)
- LEXO: SHBA bëri thirrje për përmbajtje nga dhuna në protestat në Shkup
- LEXO: RMV, sot në vend të protestave bllokadë në rrugët e Shkupit dhe në mbarë vendin
- LEXO: RMV, paraburgim për tre persona të tjerë për ngjarjet e 5 dhe 6 korrikut para Kuvendit dhe në sheshin Skendërbej
- LEXO: Policia identifikoi një person tjetër që kishte armë gjatë incidentit që ndodhi në sheshin “Skënderbeu”
- LEXO: Vazhdoi arrestimi i protestuesve që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë
- LEXO: MPB-ja identifikoi dhe arrestoi 18-vjeçarin që hodhi koktej molotovi në Kuvend
- LEXO: Padi penale kundër 12 personave për pjesëmarrje në turmë, është caktuar edhe paraburgim
- LEXO: Spasovski: Policia parandaloi incident të përmasave të mëdha
- LEXO: Policia parandaloi incident ndëretnik gjatë protestës antievropiane, u arrestua një person për gjuajtje me armë zjarri
- LEXO: Qeveria e publikoi propozimin e ri francez, Kovaçevski: Shumë më i favorshëm për ne
- LEXO: Kemi marrë formulim të pastër për gjuhën maqedonase, pa asnjë shtesë, sqaroi Osmani për propozimin francez
- LEXO: Këto janë janë ndryshimet midis propozimit francez paraprak dhe atij të ri
- LEXO: Filluan takimet konsultative për propozimin francez
- LEXO: Makron: Është gjetur kompromis për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Mickoski ka një kërkesë për Qeverinë pas konferencës së Kovaçevskit
- LEXO: Kryeministri Kovaçevski premtoi që vendimi për propozimin francez do të merret së bashku
- LEXO: Propozimi i modifikuar francez është shumë më i mirë se i kaluari, vlerësoi Pendarovski