Site icon PORTALB

RMV-ja filloi zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme, foto: Qeveria e RMV

Ministria e Punëve të Jashtme, foto: Qeveria e RMV

Maqedonia e Veriut ka nisur të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë prej 1 marsit, duke përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton REL.

Një vendim tjetër është ai i dërgimit të ndihmës ushtarake dhe asaj humanitare.

Qeveria u ka bërë thirrje edhe kompanive private që të përfshihen në dërgimin e ndihmave ndërsa operatorëve kabllorë u ka rekomanduar që të ndalojnë transmetimin e të gjitha mediave ruse në programet e tyre, si masë për t’u përballur me dezinformatat dhe propagandën ruse lidhur me agresionin në Ukrainë.

Maqedonia e Veriut ka ftuar shtetasit e saj që të largohen nga Ukraina ku besohet se qëndrojnë rreth 50 persona.

Një thirrje të ngjashme ka bërë edhe për shtetasit që jetojnë në Rusi.

LEXO: Maqedonia e Veriut nuk do të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”, pavarësisht qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë

Exit mobile version