Site icon PORTALB

BE do të bllokojë Russia Today nga të gjitha platformat përfshirë satelitin dhe internetin

Bashkimi Evropian - Rusi

Bashkimi Evropian - Rusi

Komisioneri francez Thierry Breton tha se “nuk ka vend për propagandën ruse të luftës në hapësirën tonë të informacionit”, transmeton The Guardian.

Ndalimi nga BE-ja mund të rezultojë gjithashtu në mbylljen e stacionit në Britani, por kjo varet nëse Brukseli mund të udhëzojë kompaninë satelitore luksemburgase, SES/Astra që të heqë shërbimet Russian Today, të cilat më pas shpërndahen në Britani në platformat Sky dhe Freesat.

Burimet thonë se as Sky dhe as SES nuk mund ta heqin ligjërisht Russia Today pa ndërhyrje rregullatore ose ligjore.

Në Britani, Russia Today tani i nënshtrohet 15 hetimeve nga rregullatori kombëtar, Ofcom, të cilat mund të rezultojnë në heqjen e licencës së saj.

Vendimi i BE-së për të bllokuar Russia Today vjen pasi Google, Facebook dhe YouTube të gjithë morën masa për të kufizuar aksesin.

Exit mobile version