Site icon PORTALB

Janë suspenduar dy doganierë që nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të Besa – Trans nga shteti, përgjegjësi i tyre do të sanksionohet

Drejtoria Doganore

Drejtoria doganore informoi se pas kontrolleve të kryera, është vërtetuar se autobusi i “Besa trans” – Shkup i cili është djegur në autostradën në Bullgari, nuk ka qenë fare i evidentuar se ka dalë jashtë shtetit. Dy doganierë janë suspenduar për shkak veprimit të paligjshëm, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me informatat që kanë dalë në opinion në raport me kompetencat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kontrolli për hyrje dhe dalje të automjeteve dhe transportuesve që bëjnë transport të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve, si dhe për veprimin në rastin konkret ju informojmë se:

Ndryshe, më 23 dhjetor një autobus i Besa Trans – Shkup u përfshi u aksidentua në autostradën në Bullgari, si pasojë e së cilit humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur. Hetimin po e bën Prokuroria e Bullgarisë, ndërkaq të kyçur janë edhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut.

Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin. Ajo që dihet, sipas udhëtarëve të mbijetuar, është që autobusi fillimisht e ka humbur kontrollin, pastaj është përplasur në bankina dhe më pas është ndjerë një shpërthim dhe për shkurt kohë i tëri është djegur.

Në mesin e viktimave ka pasur edhe 12 fëmijë, por edhe të rinj dhe më të moshuar të cilët kishin qenë në një ekskursion në Turqi me agjencinë turistike “Besa Trans Shkup”.

Për shkak aksidentit tragjik, prej dje janë shpallur tre ditë zie në RMV dhe nga një ditë në Bullgari dhe Kosovë. Telegrame ngushëllimi arrijnë nga katër anët e botës.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Exit mobile version