Në Planin intervenues për investime 2021-2027 është edhe projekti për ringjalljen e Kodrës së Diellit si qendër e skijimit. Marrëveshja është në fazën finale dhe parashihet dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian, emri i të cilit mbetet “i besueshëm”, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.
“Jemi në fazën finale për të arritur marrëveshje juridike finale në qendrën skijuese Kodra e Diellit në vlerë prej 50+50 milionë euro. Projekti është sipas Ligjit për koncesione me partneritet publik-privat apo investime strategjike, varësisht fazës përfundimtare të marrëveshjes. Thelbi është të jepen koncesione 99-vjeçare, njërit nga investuesit më të mëdhej të qendrave të skijimit në Evropë për të cilin emri ende mbetet i besueshëm. Rendi është që investitori vetë të publikojë atë kur të vendoset. I gëzohemi këtij investimi, sepse do të japë një dimension të ri të turizmit dimëror”, tha Zaev.
Gjithashtu, edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani gjatë vizitës së sotme në Komunën e Tetovës ka njoftuar se në Abu Dabi ka folur për Kodrën e Diellit dhe të mirat që i jep kjo qendër turistike dhe si vend malor.
“Në Abu Dabi kam folur shumë për Kodrën e Diellit, pasi atje kam parë interesim për këtë pjesë. E kam paraqitur në dy pikëpamje, si projekt i Kodrës së Diellit si mundësi për të investuar jo vetëm për qendër turistike dimërore, por edhe ato verore. E kam paraqitur edhe si projekt malor i përbashkët me Kosovën”, tha Osmani.
Ndërsa, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e ka kundërshtuar bashkëpartiakun e tij Bujar dhe ka njoftuar se investitori i Kodrës së Diellit nuk është nga Abu Dabi, por është nga Evropa.“Sa i përket investitorit që u përmend në fjalimin e kryeministrit, nuk është nga Abu Dabi. Sigurisht, se ne mbetemi të hapur që të fitojmë oferta nga të gjitha anët sa i takon zhvillimit të Kodrës së Diellit. Investitorët vijnë nga Evropa dhe sigurisht se kanë propozim konkret i cili do të shqyrtohet dhe do të duhet të vendoset këtë vit”, potencoi ai.
Bekteshi informoi se ka plan që Kodra e Diellit të lidhet me qendrën skijuese në Kosovë, Brezovicën. Për këtë, siç tha ai, kanë dorëzuar letër deri te Qeveria e Kosovës, nga ku presin përgjigje.
“Plani për t’u lidhur me Brezovicën mbetet, kjo me qëllim që të mund t’i lidhim të dy qendrat skijuese edhe në pjesën e Kosovës, edhe në pjesën e shtetit tonë. Ne tashmë kemi dërguar letër deri te Qeveria e Kosovës dhe presim që ajo të shqyrtohet, dhe në momentin kur do të kemi seancë të përbashkët qeveritare”, ka thënë Bekteshi.
- LEXO: Sfidat dhe premtimet për “Kodrën e Diellit”, flet drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu
- LEXO: Tre muaj pas vendimit qeveritar, “Elem Turs” ende në procedurë të ndarjes nga Elektranat e RMV-së, zvarritet edhe privatizimi
- LEXO: Bonusi për punonjësit mjekësor, ora policore, Treska, Kodra e Diellit, disa nga vendimet që i mori Qeveria
- LEXO: RMV, “Elem Turs” ndahet nga ESM ndërsa Kodra e Diellit do të privatizohet pjesërisht
- LEXO: Është realizuar takimi i parë i komisionit për Kodrën e Diellit, Sulemani: U morëm vesh që ta heqim “Elem Turs” nga kjo qendër
- LEXO: RMV, Komisioni për Kodrën e Diellit: Bekteshi nuk e mbajti premtimin e dhënë, i dha edhe një muaj afat
- LEXO: Kodra e Diellit, u deshën 8 vite nga nënshkrimi kontratës deri te funksionalizimi gjashtëulëses, Bekteshi: S’ka pasur vonesa (VIDEO)
- LEXO: Kodra e Diellit, premtohet nga viti 2014, sot filloi të punojë teleferiku me gjashtëulëse (VIDEO)
- LEXO: Komuna e Tetovës ka harxhuar 103 mijë euro për pastrimin e rrugëve, qytetarët ngelen të ngujuar në Kodrën e Diellit
- LEXO: Kodra e Diellit, edhe pse premtoi, ministri Kreshnik Bekteshi nuk ka kërkuar llogari për mos funksionimin e gjashtëulëses
- LEXO: Stafi nga Italia duhet të vijë në Kodrën e Diellit ta lëshojë në funksion teleferikun gjashtëulës, i cili s’do të punojë edhe këtë muaj
- LEXO: S’ka vullnet për vënien në funksion të teleferikut “Tetovë-Kodra e Diellit”, autoritetet fajësojnë pandeminë
- LEXO: Kodra e Diellit me plan urbanistik të viteve 80-ta, shoqëria civile kërkon që komuna t’i qaset seriozisht këtij problemi (VIDEO)
- LEXO: Bekteshi tha se do të kërkojë llogari për mosvënie në funksion të teleferikut gjashtëulës në Kodrën e Diellit
- LEXO: Disa kilometra kolonë rrugës për në Kodrën e Diellit (VIDEO)
- LEXO: Zaev: Investitorë nga Katari interesohen për Kodrën e Diellit, s’duam të heqim dorë nga kjo qendër turistike
- LEXO: Kodra e Diellit, pas reshjeve të borës, përsëri janë lëshuar në funksion ski-ashensorët
- LEXO: RMV, Gjashtëulësja në KD – Drejtori i kësaj qendre sërish premtoi funksionalizimin e saj
- LEXO: “Gjashtëulësja në KD” – Të gjithë u krenuan kur “u bë”, askush s’mban përgjegjësi sot që nuk funksionon
- LEXO: Gostivari, Mavrova dhe Kodra e Diellit bëhen MIP Qendra për zhvillim turistik
- LEXO: RMV, teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë, sezoni është hapur sot
- LEXO: RMV, Qeveria thotë se kompani evropiane interesohen për Kodrën e Diellit (VIDEO)
- LEXO: I pashmangshëm dështimi i sezonit, Kodra e Diellit afër privatizimit