Site icon PORTALB

Zyrtare: Emrat e ministrave të rinj propozohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Foto: Qeveria e RMV-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se, kryeministri, Dimitar Kovaçevski i dorëzoi Kuvendit propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Propozimi përmban edhe emrat e zgjidhjeve të reja kadrovike, të cilat janë:

Partia Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua të enjten se do të jetë pjesë e Qeverisë. . Hyrja e ASH-së në Qeveri e ka ngushtuar vendin për Alternativën, BDI-në dhe mandataren LSDM, të cilat duhet t’i lirojnë disa pozita. Nga partia Alternativa njoftuan se me vëmendje janë duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Ata njoftojnë se qëndrimin final nëse do të qëndrojnë në Qeveri ose jo do ta ndërtojnë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

Exit mobile version