Site icon PORTALB

Ukrainë, të paktën 136 civilë u vranë nga fillimi i luftës

Foto nga situata në Ukrainë/AA

Foto nga situata në Ukrainë/AA

Të paktën 136 civilë janë vrarë, duke përfshirë 13 fëmijë, dhe 400 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën javën e kaluar, sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR), transmeton The Guardian.

Zëdhënësja e OHCHR, Liz Throssell tha se 253 nga viktimat ishin në rajonet Donetsk dhe Lugansk në Ukrainën lindore.

Numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

India ka konfirmuar se një nga shtetasit e saj ka vdekur gjatë një sulmi në Harkiv të martën në mëngjes.

Nga Arindam Bagchi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë:

“Me dhimbje të thellë konfirmojmë se një student indian humbi jetën nga granatimet në Harkiv mëngjesin e sotëm. Ministria është në kontakt me familjen e tij. Ne i përcjellim ngushëllimet tona më të thella familjes.”

Exit mobile version