Site icon PORTALB

Ukraina pretendon se 5,700 trupa ruse janë vrarë

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, foto: AA

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, foto: AA

Zyrtarë ushtarakë rusë kanë pretenduar se 5,710 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve në Ukrainë, transmeton REL.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm ka thënë se mbi 200 ushtarë rusë janë zënë nga forcat ukrainase.

Ky zyrtar ka pretenduar se janë shkatërruar 198 tanke ruse, 29 aeroplanë, 846 makina të armatosura dhe 29 helikopterë.

Radio Evropa e Lirë nuk ka konfirmuar këto të dhëna.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se beson që forcat ruse janë duke u përballur me humbje të mëdha gjatë pushtimit.

Të dielën, zyrtarët në Moskë janë detyruar të pranojnë se disa ushtarë kanë vdekur, pas disa ditëve që kanë pretenduar se asnjë ushtar rus nuk ka vdekur.

Exit mobile version