Site icon PORTALB

Radev: Të njihet “e vërteta historike”, Bullgarët e Maqedonisë të përfshihen në Kushtetutë

Rumen Radev dhe Zoran Zaev në samitin në Slloveni

Presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në, transmeton agjencia bullgare BGNES, përcjell Portalb.mk.

Presidenti Radev ka deklaruar gjithashtu se, pret që bullgarët në Maqedoni të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka shtuar se, gjithashtu prej që të njihet “e vërteta historike”, siç ka qenë e pranuar “e vërteta historike me Greqinë”.

Sipas tij, kjo nuk është veto dhe as nuk është ndalim i procesit të integrimeve të BE-së në vend, por Bullgaria dëshiron të respektohen principet themelore evropiane dhe interesat e çdo vendi anëtarë të BE-së.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila gjithashtu mori pjesë në samit, në fillim porositi që shtetet nga Ballkani Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane.

“Porosia jonë është se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian. Ne nuk dëshirojmë në Bashkimin Evropian. Ju jeni një familje evropiane. Ne ndajmë një histori të njëjtë, vlera të njëjta dhe jam thellë e bindur se ndajmë edhe fat të njëjtë”, deklaroi Lajen në fillim të samitit në Brdo – Kranj.

Në samitin e BE-së në Ballkanin Perëndimor kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku përveç presidentit bullgar, ka takuar edhe presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Exit mobile version