Site icon PORTALB

Zaev, Makron, Merkel dhe Radev: Të shikojmë drejt së ardhmes në zgjidhjen e kontesteve dypalëshe, që kanë rrënjët në të kaluarën

Zaev, Macron dhe Radev pas takimit në kuadër të Samitit BE-BP në Bërdo të Sllovenisë

Zaev, Macron dhe Radev pas takimit në kuadër të Samitit BE-BP në Bërdo të Sllovenisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të agjendës për pjesëmarrje në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, realizoi takim të përbashkët me Presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, Kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, informuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Në takim, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Nikolla Dimitrov, u shpreh përkushtim në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor, me ç’rast u konfirmua interesi strategjik i Unionit për këtë çështje.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim nga ky përcaktim dhe potencoi se është shumë e rëndësishme që liderë si Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel ndërmarrin hapa me të cilat ndihmojnë gjetjen e zgjidhjeve për kontestet dypalëshe, që kanë rrënjët në të kaluarën.

Në takim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e përshëndeti udhëheqjen e Presidentit Makron dhe Kancelares Merkel dhe falënderoi edhe Francën edhe Gjermaninë, të cilët shikojnë drejt së ardhmes dhe që ndihmojnë gjatë zgjidhjes së kontesteve ballkanike nga e kaluara.

Kryeministri Zaev në takim shprehu pritshmëritë dhe përcaktimet e qarta të qytetarëve maqedonas për të ardhme evropiane të vendit të vet, duke potencuar se urgjentisht nevojiten hapa evropian nga ana e të gjitha vendeve anëtare të BE-së me qëllim që të mos lejohet dëshpërim i popullit tanë dhe me këtë edhe rritje e rreziqeve për intensifikimin e rrymave retrograde nacionaliste.

Gjatë bisedës u shprehën edhe gatishmëritë e përbashkëta dhe në interes të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për të vazhduar dialogu mes dy vendeve me qëllim që të arrihet zgjidhje.

Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Exit mobile version