Site icon PORTALB

CIVIL: Thirrjet për të bojkotuar regjistrimin e popullsisë janë krim

Qendra për Liri, CIVIL tha se më në fund, pas gati dy dekadash, do të bëhet regjistrim që nuk ka dimension politik, por është një operacion statistikor i nevojshëm për njerëzit, institucionet, biznesin dhe shoqërinë në tërësi. Ata dënojnë politizimin e procesit dhe theksojnë se thirrjet për bojkot janë krim, transmeton Portalb.mk.

CIVIL – Qendra për Liri ka monitoruar procesin e kryerjes së regjistrimit që nga dita kur filloi procedura për mirëmbajtjen e tij, gjegjësisht, përgatitjet për Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, të miratuar në janar 2021.

Nga CIVIL thonë se e vlerësojnë lartë punën e institucioneve, para së gjithash, Entit Shtetëror të Statistikave dhe konsiderojnë se institucionet janë gati, procesi është i organizuar mirë dhe është në përputhje me masat për mbrojtje nga KOVID-19.

Sot, në ditën e fillimit të regjistrimit, CIVIL shpalli qëndrimin, vlerësimet dhe rekomandimet e Organizatës për qytetarët, publikun, institucionet dhe të gjithë të tjerët.

Këto janë rekomandimet nga CIVIL:

Regjistrimi filloi sot në mëngjes në orën 8 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Autoritetet presin që do të merret një numër i saktë për popullsinë, ku janë të vendosur saktësisht, të dhëna të gjinisë, moshës, arsimit, strukturës ekonomike, numrit të objekteve dhe një pamje të kushteve të jetesës së popullsisë në mënyrë që politikat e ardhshme të mund të krijohen.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Ndryshe, regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje.

Exit mobile version