Site icon PORTALB

Server: Qeveria të përkushtohet në hetim të gjerë dhe të drejtë gjyqësor për rastin “Reket”

Daniel Server

Daniel Server

Daniel Server nga universiteti “Xhon Hopikins”, lidhur me hetimin rreth rastit “Reket” dhe lidhshmërinë e mundshme të ish prokurores speciale, Katica Janeva, thotë që rastet e këtilla duhet të kenë zgjidhje gjyqësore.

Analisti politik konsideron që ky mund të jetë proces i cili nuk do të përfundojë shpejtë, shkruan Novatv.mk

“Konsideroj që për momentin më e rëndësishmja është Qeveria të bëjë me dije se është e përkushtuar për hetim të gjerë dhe të drejtë gjyqësor dhe nëse ka nevojë, gjykim për ata të cilët e kanë kryer krimin”, deklaroi Server për AIM.

Për faktin nëse rasti mund të ndikojë në negociatat para aderuese me BE-në, Server deklaroi që kjo varet nga BE-ja.

“I takon Brukselit të vendos nëse ka nevojë për ndonjë prolongim. Mirëpo, jam i bindur që përkushtimi i sinqertë dhe i qartë i Qeverisë do të hap rrugën për të hapur negociatat”, deklaroi Server.

I ngjashëm është edhe komenti i Poll Mekarti, drejtor i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Uashington për Evropën, i cili ka sugjeruar që duhet të lejohet hetimi të vazhdojë më tutje për të parë çka në fakt është e saktë dhe çka nuk është.

“Për momentin ne i kemi vetëm këto incizime dhe sigurisht që kjo është shqetësuese. SHBA, veçanërisht Instituti Ndërkombëtar Republikan, i kushton vëmendje të madhe transparencës institucionale dhe gjyqësorit të fortë. Hetimi duhet të përfundojë”, deklaroi Mekarti për Zërin e Amerikës.

Ai thotë që opozita duhet të pret që rasti të zgjidhet, para se të del me çfarëdo konkluzioni.

Është e rëndësishme të jetë konstruktive, ndërsa miqtë amerikan janë këtu për ta përkujtuar për këtë, tha ai.

Sipas tij, Prokuroria Speciale Publike është institucion i rëndësishëm që duhet të ekzistojë, pavarësisht si do të jetë e organizuar, mirëpo, që duhet të jetë i pavarur politikisht nëse dëshiron të mbijetojë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Exit mobile version