Site icon PORTALB

Inspektorët në Maqedoninë e Veriut kanë kryer 250 kontrolle në lidhje me çmimet e ngrira te disa produkte

Foto: Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Sot janë kryer 250 kontrolle në ndërmarrje të ndryshme në lidhje me ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve që gjenden në listën e produkteve me çmime të ngrira, transmeton Portalb.mk.

“Janë kryer 250 kontrolle dhe mbikëqyrje dhe janë regjistruar 2 shkelje të Vendimit, ashtu që ndaj tyre do të shqiptohen masa ndëshkuese me pagesë”, sqarojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke paralajmëruar që inspektorët vazhdojnë kontrollet nëpër terren.

Inspektorët raportojnë që produktet janë duke u shitur në përputhje me Vendimin e fundit të Qeverisë, dhe ky vendim po respektohet në gjithë shitoret e vendit.

Ndryshe, sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të 11 pemëve dhe perimeve, e cila do të zgjatë deri më 30 prill.

Me këtë vendim, janë të përfshira 11 prodhime edhe atë, domatet e freskëta, trangujt, qepët, lulelakra, speci, grosha, thjerrëza, banania, portokalli, mandarina dhe limoni.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit.

Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Exit mobile version