Krizë, luftë, inflacion, shtrenjtim dhe bomba. Fjalët që u bënë përditshmëri në vitin 2022.
Viti filloi me të dielën ditë-jopune. Lajmi i mirë për ata punëtorë që eksploatohen pamëshirshëm nga pronarët, që nuk janë pak në shtetin tonë dhe që bëjnë çmos për të nënçmuar dhe larguar fuqinë punëtore, sidomos të rinjtë.
Në janar, sytë na u drejtuan te qeveria e re me kryeministër të ri. Me shumë premtime për një jetë më të mirë, ministrat e ri dhanë betimin e tyre se do jenë në anën e qytetarëve. Por, qytetarët ende presin të ndodhë “ajo më e mira” përderisa ballafaqohen me sfida për mbijetesë. Kjo, vërtetë nuk është e drejtë. Çdo qeveri sjell shpresa të reja për t’i shuar ato më pas, fije për fije.
U rrit paga minimale, por jo për të gjithë, dhe kjo ende më shumë thelloi hendekun e varfërisë në vend. Qytetarët tentojnë të gjejnë mënyra më të lehta për të marrë para, duke u bërë kështu viktima të skemave piramidale të mashtrimeve me kriptovaluta e me loja të rreme nëpër rrjetet sociale.
Dhe sapo menduam që dolëm nga një krizë e madhe e pandemisë, ndodhi Ukraina. Pamjet e trishta për çdo ditë frikësuan të gjithë, duke jetuar çdo ditë me shumë pikëpyetje: mos vallë do të ndodhë lufta atomike?! Deri më tani, falë Zotit, ende jemi mirë. U rreshtuam me Ukrainën, dhe Rusia na futi në listën e vendeve armike. Dhe kjo është sukses dhe krenari, për një vend si Maqedonia të stërmbushur me rusofilë (mos e harroni rastin Onishenko) dhe serbofilë.
Në pranverë më në fund flakëm maskat që mbanim në fytyrë. U çliruam nga tirania e pandemisë edhe pse virusi gjithmonë do të jetë prezent, por tani më “ia kemi marrë dorën”.
Imagjinoni, u gëzuam edhe për publikimin e rezultateve të regjistrimit të popullatës, sikur të kishim kryer diçka të jashtëzakonshme dhe jo një operacion numërimi. Bota e zhvilluar dërgoi satelit në gjithësinë e thellë, dhe përgatitet për misione në Mars e Hënë, e ne, më në fund e dimë sa banorë ka Maqedonia! Wow bravo!
Gjatë vitit, ishim dëshmitarë të punës së “shkëlqyer” të gjyqësorit. Ish ministri Janakievski u dënua katër herë, e ai azilanti/kriminel tri herë. Ndërkaq turpi më i madh ishte rasti me kryespiunin i cili mori disa dënime, ama e shpëtuan gjykatësit e “Svarovskit”. Ishte kjo “dhuratë” e hidhur për fundvit, që me gjasë edhe ata 8 banorë që i besojnë gjyqësorit në vend, të ndërrojnë mendje. E ku t’i besojmë sistemit gjyqësor kur u dëshmua se të padiplomuarit kanë marrë pozita të ndryshme pa meritë. Kjo s’do më shumë fjalë. Pamë situatë tragjikomike me Ruskovskën e Muaremin si dhe nuk mungoi “show”-i me zgjedhjen e Abazit në krye të prokurorisë.
Mos dhëntë Zoti të kesh punë me sistemin tonë të drejtësisë, është urimi i redaksisë tonë në këtë ndërrim motmotesh për lexuesit tonë.
Një gjë e mirë që ndodhi në verë ishte fakti që pas 17 vitesh pritje, Maqedonia e Veriut i filloi bisedimet hyrëse me BE-në. Tani na pret puna më e madhe, nëse duam të mbarojmë me sukses këto bisedime. Zyrtarët duhet të përveshin duart dhe të ndryshojnë Kushtetutën. Përpos kësaj, puna ende më e madhe është të reformohemi, që t’i ngjajmë një shteti evropian. E kjo gjë, nuk varet vetëm nga zyrtarët, por edhe nga vetë ne.
Goditjen më të madhe morëm në vjeshtë, duke parë si çmimet po ngriten në tavan. Po përballemi me inflacion dhe shtrenjtime astronomike. Madje dhe me shtrenjtime të paarsyeshme që s’kanë të bëjnë me krizën globale, nga profiterë të ndryshëm vetjak që nuk sanksionohen nga inspektoratet! Se si do t’ia dalim, mbetet të shihet..
Tetova kishte zgjedhje dhe largoi aktivistët nga Këshilli komunal, sepse ishin shumë të zëshëm dhe u pengonin partive në agjendat e tyre. Tetovarëve u mbetet të presin rezultate konkrete nga gjykimi që filloi për zjarrin në Spitalin Modular ku humbën jetën 14 persona. Nga ana tjetër, shkupjanët për herë të parë në historinë e transportit publik, nuk e dinë çfarë do të ndodhë me të. Kjo, pasi në krye zgjodhën një kauboj-e e cila së bashku me partitë dhe ata që e mbështetën, trazuan gjithë sistemin pa fije përgjegjësie. Banorët si gjithnjë i ndjejnë pasojat.
Viti i ri shkollor filloi me mungesë të mjeteve bazë: librave! Kjo nuk është shaka, ne vërtetë jemi vend i çudirave. Vend që presim nga ambasadorja amerikane të na largojë të korruptuarit sepse jemi aq thellë të zhytur në këtë llom saqë nuk e dimë nga kush t’ia fillojmë. Duhet nga vetja, ama kjo është puna më e vështirë që duhet ta bëjmë.
Vitin e përmbyllim si gjithnjë: me ndotje të ajrit si në Shkup ashtu edhe në qytetet tjera, të helmuar deri në palcë. E përmbyllim të gjendur në mes të luftës hibride që na ka shpallur Rusia, me dezinformata dhe me mbjellje të frikës duke lëshuar alarme të rreme për bomba. Për këtë të fundit, të mos bëjmë panik, vend i NATO-s jemi, të mbrojtur jemi dhe alarmet do të ndalen.
Për redaksinë tonë, këtë vit, ngjarje e rëndësishme ishte mbushja e një dekade. Festuam 10 vjetorin me urata dhe vlerësime për profesionalizmin e lartë gazetaresk, të dëshmuar si portal serioz dhe më i besueshëm nga mediat shqiptare online në Maqedoni. Ashtu do të mbetemi, premtojmë!
(Jo nga ata premtimet e zyrtarëve, padyshim!)
Ju urojmë shumë shëndet dhe suksese të reja!
Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike të të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.
JANAR
1 janar | Në RMV hyri në fuqi ligji i cili parasheh që e diela të jetë ditë jopune | https://wp.me/patqqI-3gQs |
3 janar | Gjykata Supreme i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve në rastin “Kumanova” | https://wp.me/patqqI-3gVD |
11 janar | Qeveria e shkarkoi përfaqësuesin special të ngarkuar për bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë | https://wp.me/patqqI-3heZ |
16 janar | U votua qeveria e re, Dimitar Kovaçevski kryeministër | https://wp.me/patqqI-3hp9 |
18 janar | Gavrill Bubevski u zgjodh kryetar i Prokurorisë Publike të Shkupit | https://wp.me/patqqI-3htp |
24 janar | Skemë piramidale, “BigCommerce” i dogji qytetarët e RMV-së | https://wp.me/patqqI-3hHz |
25 janar | Seancë qeveritare Bullgari-Maqedoni e Veriut, u nënshkruan disa memorandume | https://wp.me/patqqI-3hIq |
25 janar | Prokuroria bullgare e përfundoi hetimin për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona: Shoferi ka humbur kontrollin e autobusit | https://wp.me/patqqI-3hKW |
SHKURT
4 shkurt | Protestë në Shkup: Vdekja e Rexhail Qerimit në burg e dyshimtë, hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara | https://wp.me/patqqI-3i5X |
11 shkurt | Numri evropian për raste urgjente 112, u lëshua në përdorim edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut | https://wp.me/patqqI-3inI |
14 shkurt | Rreth 40 persona të sektit fetar “Lev Tahor” arritën në RMV, pas sulmeve u larguan | https://wp.me/patqqI-3iv5 |
16 shkurt | Pas vetëm 13 ditëve në burg, gjykatësi Vlladimir Pançevski që e keqpërdori AKMIS-in doli në liri, Supremja e pranoi ankesën | https://wp.me/patqqI-3iBK |
22 shkurt | Protesta në Tetovë, Antibixhozi kërkon që presidenti të mbledh liderët e partive politike dhe të zgjidhin problemin me bixhozin | https://wp.me/patqqI-3iO3 |
23 shkurt | Kuvendi e miratoi ligjin që paga minimale të rritet në 18.000 denarë | https://wp.me/patqqI-3iOQ |
24 shkurt | Rusia filloi pushtimin e Ukrainës: RMV iu bashkëngjit thirrjeve dhe sanksioneve të botës perëndimore për të ndaluar luftën | https://wp.me/patqqI-3iRA |
25 shkurt | Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup: “Putini është fashist”, “Stop gjenocidit” | https://wp.me/patqqI-3iXp |
28 shkurt | Rasti ‘Titanik’, Martin Protugjer u dënua me kusht, Mile Janakievski me 4.5 vjet burg, ndërsa Gordana Jankullovska me 2.5 vjet | https://wp.me/patqqI-3j8b |
MARS
7 mars | Rusia vendosi Maqedoninë e Veriut në “listë të zezë” | https://wp.me/patqqI-3jwT |
8 mars | Marsh për të drejtat e grave në Shkup: Varfëria ka fytyrë gruaje | https://wp.me/patqqI-3jyN |
10 mars | Mile Janakieski u dënua me dy vjet burgim me kusht për autobusë kinezë, Igor Janushev nuk e pranoi fajin | https://wp.me/patqqI-3jEu |
11 mars | Administratorët e “Dhomës Publike” u dënuan me nga katër vite burg | https://wp.me/patqqI-3jH3 |
25 mars | Izet Zeqiri u zgjodh rektor i Universitetit “Nënë Tereza” | https://wp.me/patqqI-3kix |
28 mars | Maqedonia e Veriut shpalli persona “non grata” pesë diplomatë rusë | https://wp.me/patqqI-3kpV |
29 mars | ARM e shënoi 30-vjetorin e themelimit të saj | https://wp.me/patqqI-3ks4 |
30 mars | Enti Shtetëror i Statistikave i shpalli rezultatet e regjistrimit të popullsisë | https://wp.me/patqqI-3kuI |
PRILL
5 prill | Tre vjet e gjysmë burg për ish ministrin Mile Janakieski në rastin “Toplik” | https://wp.me/patqqI-3kLo |
6 prill | Portalb.mk shënoi dhjetë vjetorin e themelimit | https://wp.me/patqqI-3kk5 |
6 prill | Pas dy vitesh pandemi, RMV miratoi vendim për mosmbajtje të maskave mbrojtëse | https://wp.me/patqqI-3kNp |
8 prill | Muhamed Zekiri dha dorëheqje nga pozita e sekretarit të Qeverisë pasi Prokuroria ngriti procedurë hetimore nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare | https://wp.me/patqqI-3kSE |
11 prill | Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë hyri në grevë në çerdhe dhe shkolla | https://wp.me/patqqI-3kX9 |
11 prill | SHBA i vendosi në listë të zezë 7 persona nga Ballkani Perëndimor, në mesin e tyre edhe Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin | https://wp.me/patqqI-3kYJ |
14 prill | Zjarr tek ish fabrika “Treska”, kryetarja e Shkupit Danella Arsovska hodhi dyshime për zjarrvënie të qëllimshme | https://wp.me/patqqI-3l4u |
21 prill | Rasti “Parcelat në Vodno”, Nikolla Gruevski u dënua me 7 vjet burg, Sasho Mijallkov me 1 vjet e 3 muaj, Orce Kamçev me 1 vjet | https://wp.me/patqqI-3lio |
26 prill | Rritje e enorme e çmimeve të produkteve ushqimore | https://wp.me/patqqI-3lpN |
27 prill | DOSJE: Pesë vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit në RMV, detaje si ndodhi kjo ngjarje e dhunshme | https://wp.me/patqqI-3ls5 |
28 prill | Pas 17 ditësh, Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e pezulloi grevën në shkolla dhe çerdhe, nxënësit u rikthyen në shkolla | https://wp.me/patqqI-3lwo |
29 prill | Rasti “Perandoria”, Orce Kamçev e pranoi fajin dhe arriti marrëveshje me Prokurorinë: 1 vjet burg dhe 5.1 milionë euro | https://wp.me/patqqI-3lzQ |
MAJ
1 maj | Lidhja e Sindikatave e shënoi me protestë Ditën e Punëtorëve | https://wp.me/patqqI-3lCr |
6 maj | Në poligonin ushtarak “Krivollak” nisi stërvitja ushtarake “Swift Response 22” me 4.600 ushtarë të NATO | https://wp.me/patqqI-3lNm |
9 maj | DOSJE: 7 vjet nga ngjarja e armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës | https://wp.me/patqqI-3lQi |
10 maj | Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës e pranoi Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit si kanonike, niveli i fundit përpara autoqefalisë | https://wp.me/patqqI-3lSb |
11 maj | Autobusët “privat” të linjës 19 ndaluan të qarkullojnë pasi Qyteti i Shkupit nuk u ka lëshuar mjete financiare | https://wp.me/patqqI-3lUB |
20 maj | Rasti “Kosmos”, 9 vjet burg për Nikolla Gruevskin, nga 4 për Toni Trajkovskin dhe Elizabeta Najdovskën dhe 3 për Mile Janakieskin | https://wp.me/patqqI-3mdG |
26 maj | Padi penale për 7 persona pasi një tokë që kushton 35.000 euro ia kanë shitur EVN-së 1.6 milion euro | https://wp.me/patqqI-3moV |
30 maj | Zjarr në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” në Tetovë | https://wp.me/patqqI-3mvS |
31 maj | Fondacioni Metamorfozis organizoi konferencë në temë “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut” | https://wp.me/patqqI-3mB1 |
QERSHOR
1 qershor | Aktakuzë për Lidija Dimovës dhe dy personave të tjerë për shpërdorim të parave evropiane: Prokuroria vlerësoi dëm prej 320.000 eurove | https://wp.me/patqqI-3mCY |
2 qershor | Maqedonia e Veriut e nisi dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës | https://wp.me/patqqI-3mFh |
8 qershor | Në Ohër u mbajt samiti dyditor i iniciativës “Ballkani i Hapur” | https://wp.me/patqqI-3mNi |
8 qershor | Nikolla Gruevski u dënua me 6 vjet burg, Kiril Bozhinovski me 2 vjet për ndërtimin e pallatit të VMRO-DPMNE-së | https://wp.me/patqqI-3mOQ |
11 qershor | Kancelari gjerman Olaf Scholz për vizitë zyrtare në Shkup | https://wp.me/patqqI-3mVw |
14 qershor | Qeveria miratoi vendim: Tetova shkon në zgjedhje për Këshillin Komunal pasi nuk e miratoi llogarinë përfundimtare | https://wp.me/patqqI-3n0E |
16 qershor | Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel për vizitë në Maqedoninë e Veriut | https://wp.me/patqqI-3n4u |
17 qershor | Katër vjet nga “Marrëveshja e Prespës” që i dha fund sherrit 27-vjeçar Maqedoni-Greqi, tani “Deja Vu” me Bullgarinë | https://wp.me/patqqI-3n5q |
17 qershor | Në media u publikua përmbajtja e propozimit të Francës për tejkalimin e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut | https://wp.me/patqqI-3n8x |
18 qershor | VMRO-DPMNE protestoi para Qeverisë, Hristijan Mickoski hodhi poshtë propozimin francez, i cili parasheh futjen e bullgarëve në Kushtetutë | https://wp.me/patqqI-3n8R |
22 qershor | Bullgaria e shkarkoi Qeverinë e kryeministrit Petkov, një nga arsyet llogaritet edhe problemi me Maqedoninë e Veriut | https://wp.me/patqqI-3ngV |
24 qershor | Sofja miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi | https://wp.me/patqqI-3nlp |
27 qershor | Rryma u shtrenjtua për 7.4%, Komisioni Rregullator i Energjetikës i publikoi rregullat e reja për llogaritjen e faturave | https://wp.me/patqqI-3nsQ |
KORRIK
1 korrik | Pas takimit me partnerët e koalicionit, Qeveria e publikoi propozimin e modifikuar francez | https://wp.me/patqqI-3nwr |
4 korrik | Dhunë në protestën e VMRO-DPMNE-së kundër “propozimit francez” para Qeverisë dhe Kuvendit | https://wp.me/patqqI-3nEz |
6 korrik | Policia parandaloi incident ndëretnik në sheshin “Skënderbeu” gjatë protestës antievropiane, u arrestua një person për gjuajtje me armë zjarri | https://wp.me/patqqI-3nJ5 |
8 korrik | Sasho Mijallkov pranoi fajin për rastin “Perandoria” dhe u dënua me 3 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë në vlerë prej 36 milionë euro | https://wp.me/patqqI-3nNd |
14 korrik | Presidentja e Komisionit Evropian- Ursula von der Leyen. Mbajti fjalim para deputetëve të RMV-së dhe kërkoi të pranohet propozimi francez | https://wp.me/patqqI-3nXz |
16 korrik | Kuvendi i RMV-së i tha “po” propozimit francez, faktori ndërkombëtar e përshëndeti, Qeveria e miratoi | https://wp.me/patqqI-3o12 |
18 korrik | Gazetarët hulumtues të IRL-së e publikuan dokumentarin “Gjaku i pistë”: Klinika “Zhan Mitrev” ka bërë eksperiment të paligjshëm me pacientët dhe i ka “rrjepur” qytetarët | https://wp.me/patqqI-3o44 |
19 korrik | Pas 17 vitesh pritje, Maqedonia e Veriut i filloi bisedimet hyrëse me BE-në, u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare | https://wp.me/patqqI-3o3V |
19 korrik | Maqedonia e Veriut e filloi procesin e skriningut shpjegues në Bruksel | https://wp.me/patqqI-3o78 |
27 korrik | Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ratifikoi protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO | https://wp.me/patqqI-3omd |
GUSHT
3 gusht | Përplasje mes drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi dhe prokurores për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska | https://wp.me/patqqI-3oyX |
11 gusht | Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për ndalimin e eksportit të farave të lulediellit për shkak të krizës ekonomike | https://wp.me/patqqI-3oTx |
12 gusht | Prokuroria filloi procedurë hetimore kundër Zhan Mitrevit për shkak të skandalit që e zbuloi IRL | https://wp.me/patqqI-3oWW |
16 gusht | RMV, u suspendua prokurorja Vilma Ruskovska, dha dorëheqje shefi i Policisë Financiare, Arafat Muaremi | https://wp.me/patqqI-3p4G |
20 gusht | Zgjedhje komunale në Tetovë, Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë | https://wp.me/patqqI-3oTU |
20 gusht | Lëvizja BESA mori më shumë këshilltarë në Tetovë | https://wp.me/patqqI-3phG |
21 gusht | Pas rezultateve të dobëta në zgjedhje, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët | https://wp.me/patqqI-3piN |
25 gusht | Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për furnizimin me energji elektrike dhe termike | https://wp.me/patqqI-3pqZ |
30 gusht | Shi i rrëmbyeshëm në Shkup, “Serova” tërë natën “zgjuar” | https://wp.me/patqqI-3pAM |
SHTATOR
1 shtator | Filloi viti i ri shkollor: Nxënës pa libra, mësues me rroga më të larta, shkolla pa masa kundër kovidit | https://wp.me/patqqI-3pDl |
2 shtator | Tetova përmes marshit protestues u solidarizua me Prishtinën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave | https://wp.me/patqqI-3pCN |
2 shtator | Samiti i liderëve të Ballkanit të Hapur në Beograd, Kovaçevski: Të bashkuar do t’i përballojmë sfidat e dimrit | https://wp.me/patqqI-3pFA |
6 shtator | Apeli i hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe e konfirmoi vendimin e shkallës së parë | https://wp.me/patqqI-3pMA |
6 shtator | Nisi gjykimi për zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona | https://wp.me/patqqI-3pM5 |
8 shtator | Një vjet nga ngjarja tragjike në Spitalin Modular të Tetovës: Opinioni sytë i ka drejtuar nga gjykata | https://wp.me/patqqI-3pPc |
8 shtator | Vdiq Mbretëresha e Britanisë Elizabeta II, Maqedonia e Veriut dhe mbarë bota dërguan mesazhe ngushëllimi | https://wp.me/patqqI-3pRD |
13 shtator | Kuvendi e refuzoi kërkesën e Hristijan Mickoskit për mbajtje të referendumit kundër Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë | https://wp.me/patqqI-3q1l |
16 shtator | Seri dorëheqjesh në Qytetin e Shkupit pasi kryetarja Danella Arsovska i prishi relacionet me VMRO-DPMNE-në | https://wp.me/patqqI-3q7G |
27 shtator | Angela Aggeler u betua si ambasadore e re e SHBA-së në RMV | https://wp.me/patqqI-3qx8 |
29 shtator | Emërimi i dy drejtorëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit, shkaku i prishjes së Aleancës për Shqiptarët me Danella Arsovskën | https://wp.me/patqqI-3qCU |
TETOR
4 tetor | U ndërprenë Marrëveshjet e Koncesionit për shtatë hidrocentrale të vogla në Parkun Kombëtar Mali Sharr | https://wp.me/patqqI-3qNw |
5 tetor | Qeveria e RMV-së publikoi listë me emrat e shtetasve që luftuan për ISIS-in | https://wp.me/patqqI-3qQE |
7 tetor | U hap klubi bullgar “Car Borisi i Tretë” i Bullgarisë në Ohër, protestë me parulla antifashiste | https://wp.me/patqqI-3qSX |
12 tetor | KE e publikoi raportin për RMV-në: Lëvdata për sanksionet ndaj Rusisë, por duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit | https://wp.me/patqqI-3r1F |
14 tetor | Për herë të parë nga pavarësia, Maqedonia e Veriut hoqi dorë nga pjesëmarrja në Eurovision | https://wp.me/patqqI-3r6T |
20 tetor | Nuk ka autobusë, Shkupi për herë të parë në histori pa transport publik në mandatin e Danella Arsovskës | https://wp.me/patqqI-3rl5 |
26 tetor | Kërcënime për vendosje të bombave në 8 shkolla | https://wp.me/patqqI-3rvh |
26 tetor | Maqedonia e Veriut e nënshkroi “Marrëveshjen për Fronteks” | https://wp.me/patqqI-3rx4 |
27 tetor | Bilall Kasami akuzoi organizatën Space Tetova për aktivitete pornografike, aktivistët hodhën poshtë pretendimet | https://wp.me/patqqI-3rxL |
30 tetor | U hap klubi kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad të Bullgarisë si kundërpërgjigje ndaj klubeve bullgare në RMV | https://wp.me/patqqI-3rDy |
31 tetor | Ndaluan së qarkulluari linjat e autobusë privat të “Mak ekspres”, pasi Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar borxhin | https://wp.me/patqqI-3rET |
NËNTOR
2 nëntor | Kuvendi i RMV-së ndaloi me ligj regjistrimin e fondacioneve, shoqatave dhe partive politike që thirrin në fashizëm | https://wp.me/patqqI-3rJD |
3 nëntor | Liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit nënshkruan marrëveshje për njohjen e diplomave dhe letërnjoftimeve | https://wp.me/patqqI-3rLb |
7 nëntor | Islam Abazi u zgjodh shef i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, reagime të shumta për lidhjen e tij me BDI-në | https://wp.me/patqqI-3rVe |
9 nëntor | Përleshje fizike në ndeshjen futbollistike Shkupi – Shkëndija, u arrestuan 3 tifozë | https://wp.me/patqqI-3rZX |
11 nëntor | Skandal, Maqedonia e Veriut i ka dhënë nënshtetësi oligarkut pro-rus nga Ukraina Oleksandr Onyshenko i sanksionuar nga SHBA-ja | https://wp.me/patqqI-3s4I |
14 nëntor | U mbaj mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë: U nënshkruan 21 marrëveshje | https://wp.me/patqqI-3s6B |
14 nëntor | Studentët dhe shteti arritën marrëveshje për vaktin e subvencionuar | https://wp.me/patqqI-3saJ |
14 nëntor | 112 të punësuar në Higjienën Komunale u larguan nga puna, protestë para zyrës së drejtoreshës Kosana Mazneva | https://wp.me/patqqI-3sgs |
23 nëntor | Dosje: Një vjet nga aksidenti i autobusit në Bullgari, gjithçka që ndodhi në tragjedinë ku humbën jetën 45 persona | https://wp.me/patqqI-3snk |
25 nëntor | Shkrimtari Ismail Kadare u shpall qytetar nderi i Tetovës | https://wp.me/patqqI-3stj |
28 nëntor | Autobusët e kompanive private filluan me bllokada, komunikacioni në Shkup u paralizua, qytetarët paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve të Danella Arsovskës me kompanitë private | https://wp.me/patqqI-3sxi |
30 nëntor | Vrasja e hendbollistit Denis Tot, Gjykata Penale shpalli vendimin: 52 vjet burg për tre të akuzuarit | https://wp.me/patqqI-3sBa |
DHJETOR
2 dhjetor | Skandal me certifikatat për juristët e UEJL, institucionet verifikojnë nëse dhe universitetet tjera kanë lëshuar të tilla | https://wp.me/patqqI-3sFS |
3 dhjetor | Mlladen Çadikovski u rizgjodh në pozitën e kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë | https://wp.me/patqqI-3sHQ |
6 dhjetor | Ambasadorja amerikane njoftoi se një ekip amerikan do të hetojë funksionarët e korruptuar në Maqedoni | https://wp.me/patqqI-3sNg |
6 dhjetor | Rasti “Durmo Turs” për aksidentin e autobusit në Llaskarcë është “bllokuar” në Gjykatë tanimë tre vjet | https://wp.me/patqqI-3sMV |
6 dhjetor | Në Tiranë u mbajt Samiti për Ballkanin Perëndimor – Bashkimin Evropian u nënshkrua marrëveshja për roaming më të lirë | https://wp.me/patqqI-3sKm |
6-7 dhjetor | Fondacioni Metamorfozis e mbajti konferenca e 18-të ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” | https://wp.me/patqqI-3sO9 |
9 dhjetor | Përveç shkollave, alarme për bomba edhe në institucione dhe qendra tregtare | https://wp.me/patqqI-3sTy |
14 dhjetor | Qeveria emëroi Zarko Milloshevskin drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare | https://wp.me/patqqI-3t5V |
16 dhjetor | Gjykata e Apelit e shpëtoi Mijallkovin nga 12 vjet burg, reagime te ashpra nga qytetarët dhe kreu shtetëror | https://wp.me/patqqI-3taX |
21 dhjetor | Rasti Perandoria, prej 19 të hetuarve, Prokuroria ngriti akuzë vetëm kundër tre personave | https://wp.me/patqqI-3tmr |
23 dhjetor | Hajrullahi u rizgjodh njëzëri shef i Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Shterjev i Këshillit të Prokurorëve akuzoi gazetarët për sensacion | https://wp.me/patqqI-3tlB |
23 dhjetor | Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Buxhetin prej afër 5.3 miliardë euro për vitin 2023 | https://wp.me/patqqI-3trE |
25 dhjetor | Shkupi në top treshin e qyteteve më të ndotura në botë | https://wp.me/patqqI-3tt7 |
26 dhjetor | Aksion policor në Pikën Kufitare “Tabanoc”, janë arrestuar 12 policë, të cilëve u janë gjetur 20.000 euro | https://wp.me/patqqI-3twz |
28 dhjetor | Komisioni për Antidiskriminim e konfirmoi hulumtimin e Portalb: Komuna e Karposhit diskriminon personat me pengesa | https://wp.me/patqqI-3tzz |
LEXO NGJARJET E VITEVE PARAPRAKE
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT 2021
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT 2020
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT 2019
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT 2018
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT: 2017
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT: 2016
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT: 2015
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT: 2014
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT: 2013
- TË GJITHA NGJARJET GJATË VITIT: 2012