Site icon PORTALB

U sulmua mjeku në Spitalin e Tetovës

Spitali i Tetovës, foto: Portalb.mk/Fisnik Xhelili

Spitali i Tetovës, foto: Portalb.mk/Fisnik Xhelili

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njoftoi se mbrëmë, dhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë privuan nga liria 36-vjeçarin G.M. nga Tetova, për arsye se e kishte sulmuar fizikisht personin  V.A. (37) rrethina e Tetovës, deri sa ka qenë në vendin e punë në  Spitalin Klinik në Tetovë, transmeton Portlb.mk.

“G.M. është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj policëve të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare rreth këtij rasti. Personi G.M.  është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse”, thanë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që mjekët sulmohen fizikisht në Spitalin e Tetovës. Disa nga rastet e tjera mund t’i lexoni më poshtë.

Exit mobile version