Site icon PORTALB

Zaev u takua me Kastriot Rexhepin: Konfirmuan angazhimin e përbashkët për përforcimin e kursit evropian të vendit

Zoran Zaev, Kastriot Rexhepi

Kryeministri Zoran Zaev sot në Qeveri ka takuar dhe ka biseduar me deputetin Kastriot Rexhepi. Siç njoftuan nga Qeveria, dy bashkëbiseduesit kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët për mbajtjen dhe përforcimin e kursit reformues dhe evropian të vendit, si përcaktim i numrit të madh të qytetarëve në vend, transmeton Portalb.mk.

“Zaev dhe Rexhepi në bisedë potencuan se në vitet e fundit, shteti dhe populli kanë bërë hapa të mëdha për sigurimin e ardhmërisë së sigurt, me çka kanë shprehur bindjen se vullneti i popullit për jetë të qetë dhe të përbashkët në Maqedoninë e Veriut do të jetë e shprehur edhe më tej përmes shumicës demokratike stabile në Kuvend. Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se raportet mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjithë bashkësive të tjera etnike në Maqedoninë e Veriut janë vëllazërore, miqësorë dhe shoqërore dhe të gjithë aktorët politik kanë edhe obligim edhe përgjegjësi që këto raporte t’i kultivojnë dhe avancojnë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Po ashtu, në takim u theksuan pritjet për përmbushjen përfundimtare të premtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, me çka do të fillonin negociatat e vendit në BE.

Exit mobile version