Site icon PORTALB

Dy deputetë të VMRO-DPMNE-së janë në izolim para votimit të enjten

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, foto arkiv

Dy deputetë të VMRO-DPMNE-së ndodhen në izolim para seancës për votim për besim të Qeverisë të cilën kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për të enjten në ora 11, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Deputetka nga Gjevgjelia, Angelina Petkova dhe koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski ndodhen në izolim.

Micevski dhe Petkova do të marrin pjesë në seancë në pajtueshmëri të Protokollit që i miratua nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe u zbatua në Kuvend në prill të këtij viti.

Deputetët Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM dhe Mirosllav Bogdanovski nga RDM në prill shkuan në Kuvend me skafanderë që ta votojnë pakon e pestë të masave ekonomike për ballafaqim me pandeminë.

Exit mobile version