Site icon PORTALB

Zaev pret që Ministria e Brendshme të publikojë raportin për zjarrin në Tetovë këto ditë

Zjarri në spitalin modular KOVID në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili

Zjarri shkatërroi spitalin modular KOVID në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili

Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk mund të urdhërojë Prokurorinë Publike, por mund të apelojë që të përfundojë hetimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo që mundet sipas tij, është të kërkojë nga Ministria e Brendshme të publikojë informacione në lidhje me raportin e ekspertizës, si dhe arsyet e zjarrit, transmeton Portalb.mk.

“Duhet të shpallet nga Ministria e Brendshme dhe unë jam duke pritur që ajo të publikohet që të mund të informohem, gjithashtu dhe publiku”, tha Zaev kur u pyet nëse ai personalisht i din arsyet e zjarrit.

Pas publikimit të informacionit, kryeministri do të vendosë më pas për dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani.

“Unë e di se pjesa e kriminalistikës dhe ekspertizës së bërë nga Ministria e Brendshme është dorëzuar në Prokurorinë Publike dhe nga ai aspekt pres që ajo të publikohet nga Ministria e Brendshme në ditët në vijim, dhe Prokuroria Publike mund të vazhdojë hetimin dhe të përcaktojë aspekte të tjera nëse është e nevojshme, por përgjigjen në pyetjen se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe të gjitha detajet që lidhen me shfaqjen e zjarrit, pres që të bëhen publike në mënyrë që qytetarët ta dinë. Kjo është ajo që unë të marr një vendim lidhur me dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë.” tha Zaev.

Prokuroria ende nuk është përgjigjur se kur konkretisht do të dalin me informata të detajuara për zjarrin në Tetovë.

Ndryshe, përveç që deri më tani askush nuk është thirrur në përgjegjësi penale, pavarësisht jetëve të humbura askush nuk është thirrur as në përgjegjësi morale.

Më 8 shtator rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Më 10 shtator, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani së bashku me dy drejtorët e spitalit të Tetovës, Artan Etemi dhe Florin Besimi, kanë njoftuar për dorëheqje për arsye morale. Kryeministri Zoran Zaev pas disa ditëve sqaroi se nuk i ka pranuar dorëheqjet dhe se Filipçe, Hasani, Etemi dhe Besimi do të vazhdojnë të jenë në funksion, derisa të mbarojë hetimi.

Më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

Më 17 shtator në Tetovë u protestua për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi në lidhje me zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës. Protestuesit e filluan marshimin prej sheshit “Iliria”, vazhduan në Komunën e Tetovës, ku mbajtën fjalim dhe më pas disa prej qytetarëve hodhën drejt objektit me vezë, ndërkaq më pas marshuan drejtë selisë së BDI-së. Katër policë u plagosën lehtë në këto protesta. Përplasjet me policinë shpërthyen pasi disa protestues u përpoqën të arrijnë në selinë e BDI -së, dhe më parë hodhën vezë në ndërtesën e komunës. Për këtë 5 protestues u arrestuan dhe ndodhen në paraburgim.

Çfarë dihet për rastin:

Çfarë nuk dihet dihet:

Exit mobile version