Site icon PORTALB

23 ditë pas zjarrit në spitalin modular, MPB e ka dorëzuar raportin e ekspertizës në Prokurorinë e Tetovës

Zjarri në spitalin modular KOVID në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili

Zjarri shkatërroi spitalin modular KOVID në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili

23 ditë pas zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës, raporti nga ekspertiza e Sektorit të Kontrollit Kriminalistik dhe Teknik dhe Ekspertizave (SKKTE) të MPB-së ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga Prokuroria, ata do ta shqyrtojnë dhe analizojnë raportin, a presin që të arrijnë edhe raporte dhe të dhëna të tjera për të cilat kanë dhënë urdhra dhe udhëzime.

“Veprimet për konstatimin e arsyeve të shpërthimit të zjarrit të cilat i ndërmarrin pesë prokurorë në mënyrë të vazhdueshme zhvillohen”, thonë për Portalb.mk nga Prokuroria.

Ata shtojnë se për momentin po kryhet dëgjimi i anëtarëve të Komisionit për Zbatimin, Ndjekjen dhe Pranimin Teknik të kontejnerëve të montuar modular, të cilët janë formuar me vendim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Prokuroria ende nuk është përgjigjur se kur konkretisht do të dalin me informata të detajuara për zjarrin në Tetovë.

Ndryshe, përveç që deri më tani askush nuk është thirrur në përgjegjësi penale, pavarësisht jetëve të humbura askush nuk është thirrur as në përgjegjësi morale.

Më 8 shtator rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Më 10 shtator, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani së bashku me dy drejtorët e spitalit të Tetovës, Artan Etemi dhe Florin Besimi, kanë njoftuar për dorëheqje për arsye morale. Kryeministri Zoran Zaev pas disa ditëve sqaroi se nuk i ka pranuar dorëheqjet dhe se Filipçe, Hasani, Etemi dhe Besimi do të vazhdojnë të jenë në funksion, derisa të mbarojë hetimi.

Më 11 shtator, me mbjelljen e 14 drunjve në Sheshin “Iliria”, u mbajt marsh paqësor i grupit të tifozëve Ballistët dhe qytetarëve të tjerë në nder të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin modular për Kovid-19 në Tetovë.

Më 17 shtator në Tetovë u protestua për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi në lidhje me zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës. Protestuesit e filluan marshimin prej sheshit “Iliria”, vazhduan në Komunën e Tetovës, ku mbajtën fjalim dhe më pas disa prej qytetarëve hodhën drejt objektit me vezë, ndërkaq më pas marshuan drejtë selisë së BDI-së. Katër policë u plagosën lehtë në këto protesta. Përplasjet me policinë shpërthyen pasi disa protestues u përpoqën të arrijnë në selinë e BDI -së, dhe më parë hodhën vezë në ndërtesën e komunës. Për këtë 5 protestues u arrestuan dhe ndodhen në paraburgim.

Çfarë dihet për rastin:

Çfarë nuk dihet dihet:

Nëpër rrjete sociale, por edhe media, natën e shpërthimit të zjarrit u përhapën spekulime të shumta për numrin e viktimave.

Exit mobile version