Site icon PORTALB

RMV, kanë arritur edhe 12.870 doza të vaksinave nga “Fajzer” kundër Kovid-19

Vaksinë Fajzer, Foto:FB-Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se sot kanë arritur 12.870 doza të reja të vaksinës kundër Kovid-19 nga “Fajzer”, njofton Portalb.

“Kanë arritur 12.870 doza shtesë nga prodhuesi “Fajzer” të siguruara përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin dhe përmes BE-së e cila I siguroi si ndihmë përmes marrëveshjeve trepalëshe në kuadër të programit “Team Europe” arritën sot”, njoftoi FilipçeFejsbuk.

Ministri apeloi që të gjithë qytetarët të cilët deri më tani nuk janë paraqitur për vaksinim ta bëjnë këtë sa më shpejtë që është e mundur.

Exit mobile version