RMV, MSH: Interesi për vaksinim çdo ditë rritet, dje janë vaksinuar 13.592 persona

Vaksinimi po rrjedh pa ndërprerë në të gjithë pikat vaksinuese në gjithë shtetin. Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 423.464 qytetarë, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Në pikat e vaksinimit në shtet përfundimisht me dje janë vaksinuar gjithsej 233.844 qytetarë. Dozë të parë të vaksinës dje kanë marrë 2.411 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 13.592 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 304.904 doza vaksinë, ndërsa janë revaksinuar 71.060 qytetarë. Me numrat e fundit, 47 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 41 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksinë, 34 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksinë.

Në kumtesë theksojnë se vaksinimi realizohet në pajtueshmëri me Planin kombëtar për imunizim. Vaksinohen të rritur, qytetarë të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinohen edhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv po zhvillohet në disa qytete në shtet ehde atë në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë aplon deri te qytetarët që masivisht të paraqiten në vakcinacija.mk për shkak se, siç thonë, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button