Site icon PORTALB

Ministri Mariçiq numëroi disa prioritete për gjyqësorin, euroambasadori Gir tha se numër një është kthimi i besueshmërisë së qytetarëve

Foto nga ngjarja onlajn

Foto nga ngjarja onlajn

Kthimi i besueshmërisë së qytetarëve te gjyqësori është prioriteti numër dhe për këtë duhet që të angazhohen të gjithë palët e përfshira në Maqedoninë e Veriut. Kështu theksoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, në prezantimin onlajn të projektit “Mbështetje të procesit për reforma në gjyqësor”. Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i përmendi prioritetet e Qeverisë në fushën e gjyqësorit që do t’i zbatojë në vitin 2021, njofton Portalb.mk.

“Sistemi gjyqësor i cili mirë funksionon është fundamental për çdo shtet i cili dëshiron prosperitet, zhvillim dhe paqe. Komisioni Evropian, në raportin e tetorit e njohu përforcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimit të Strategjisë për Reforma në Gjyqësor. Ligji për Prokurori që hyri në fuqi në qershorin e vitit të kaluar siguron zgjidhje të qëndrueshme të rasteve dhe llogaridhënies të veprave penale që dalin nga përgjimi i paligjshëm. Ligji duhet të sigurojë gjyqësor të pavarur, rezistues nga trysnitë e jashtme dhe zbatim të Strategjisë për Reforma në Gjyqësor. Gjyqësori duhet që të jetë e liruar nga rreziqet ose perceptimi për ndikim politik. Kthimi i besueshmërisë publike te gjyqësori është prioritet numër një dhe këtu duhet që të japin përkushtim të gjitha palët e përfshira”, theksoi ambasadori Gir.

Ministri Mariçiq, i përmendi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë të cilat do t’i zbatojë në vitin 21.

“Do të punojmë me kapacitete të plota në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në harmonizimin e sistemit gjyqësor me legjislacionin evropian. Dëshirojmë që nga fillimi i vitit të vendosim aksion vendimtar dhe të fokusuar për kthimin e besueshmërisë së sistemit dhe promovim të integritetit të trupave, diçka që mundemi ta shohim vetëm nëpërmjet prokurorisë dhe gjyqësorit efikas”, tha Mariçiq.

Sipas ministrit këto janë prioritetet e Ministrisë për këtë vit:

Ndryshe, reformat në gjyqësor janë ndër parimet kryesore të Qeverisë, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Për këtë, prej 1 ka filluar procesi i “filtrimit”, i cili nënkupton kontroll të gjykatësve dhe prokurorëve në kuadër të mekanizmave ekzistues të kontrollit dhe verifikimit të punës së tyre.

Exit mobile version