Foto e edituar nga Portalb.mk/Suad Bajrami
Një vit i zi. 2020, vit që shkruhet dy herë njëjtë, sikur dëshiron të betonojë tragjedinë kolektive dhe personale. Izolim, frikë, humbje jetësh…
Përderisa përgatiteshim për zgjedhje, në anën tjetër të botës përhapeshin pamje të tmerrshme nga njerëz të sulmuar nga një sëmundje misterioze, që i ngjante gripit, por ama, shumë më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse.
Globalizimi e bëri të veten, një muaj më pas, Maqedonia e Veriut filloi betejën e cila nuk po merr fund ani se është fundi i vitit. Sikur të kishim sistemin shëndetësor më të fuqishëm dhe më mirë të përgatitur, dhe thjeshtë shtetin “më të hajrit”, me gjasë nuk do ishim vendi i 6 në botë me më shumë të vdekur nga virusi korona.
Maqedonia arriti të bëhet anëtare e NATO-s, më në fund më! Por, e “hëngri” dhe një veto në rrugën e saj 15 vjeçare euro-integruese, dhe atë nga vendi fqinj, që me vite thotë se na ka pranuar i pari si shtet i pavarur. Dhe kjo bllokadë s’do të ishte kaq e dhimbshme, sikur të zgjedhurit e popullit mos të kishin lënë pas dore marrëveshjen me Bulgarinë (me mos-marrje të hapave konkrete për kompromis real), duke u tentuar të fitojnë pikë ditore politike dhe secili të del më patriot se tjetri.
Pamë disa tentime për të rikthyer drejtësinë në vend, disa dënime me burg dhe një Ligj të ri të Prokurorisë, ama mezi arritëm të bëjmë një metodologji pastrimi të atyre që në fakt e ndajnë drejtësinë. Dhe ky pastrim na duhet, jo për Evropën, jo për premtime parazgjedhore, por për vete, sepse dëshirojmë dhe meritojmë shtet të së drejtës.
Ka disa vite që nuk ka incidente të mëdha zgjedhore, dhe në këtë drejtim sikur jemi civilizuar, por është i neveritshëm fakti që ende nuk dihet se kush e sulmoi uebfaqen e numërimit të votave.
Në këtë kohë digjjitale, duhet që moti të kishim bërë gati mekanizmat mbrojtës për raste të tilla. Por digjitalizimi i suksesshëm është i vështirë dhe ka hapur një sërë telashesh, këtë e pamë sidomos me sistemin tonë arsimor. Suksese atyre që arritën të mësojnë diçka në shkollat tona në këtë tollovi me video-thirrje dhe me emaile të panumërta. Ndërkaq, pandemia le të jetë mësim për të ardhmen, të përmirësohemi, si me koncepte të reja të arsimit, ashtu edhe me qasje të re ndaj digjitalizimit të pashmangshëm.
Një nga goditjet më të padrejta këtë vit është shtrenjtimi i energjisë elektrike, dhe atë, në kohë pandemie kur varfëria është rritur, kur papunësia dhe falimentimi janë bërë pamje të përditshme. Vërtetë, pse qytetarët të paguajnë fatura më të larta për shkak se kompanitë nuk mund t’i menaxhojnë harxhimet në mënyrë më të suksesshme? Të mos e zgjasim, ka shumë debate në këtë temë…
Me ardhjen e vaksinave, duhet të jemi më optimistë dhe urojmë që 2021 të jetë fillimisht vit i shëndetit të rikthyer, i afrimit social dhe rikthimit të asaj që dikur ishte jetë normale.
Më poshtë, ekipi i Portalb -it ka bërë një radhitje kronologjike të të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.
JANAR
3 janar
U ngrit akuza kundër ish deputetes Frosina Remenski për rastin me Boki 13
https://wp.me/patqqI-2KYg
3 janar
Kuvendi zgjodhi Qeverinë teknike për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare
https://wp.me/patqqI-2KXt
9 janar
Gjykata e pranoi akuzën, Veljanoski, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski do të gjykohen për organizim të “27 prillit” në Kuvendin e RMV-së
https://wp.me/patqqI-2LfP
13 janar
Filmi nga Maqedonia e Veriut në garë për çmimin “Oskar”, pavarësisht se nuk e mori çmimin bëri histori
https://wp.me/patqqI-2Ltr
17 janar
U miratuan ndryshimet në Ligjin për përmbarim, familjet sociale nuk do të paguajnë
https://wp.me/patqqI-2LHO
20 janar
“Drislla” sërish u bë ndërmarrje publike nën kompetenca të Qytetit të Shkupit
https://wp.me/patqqI-2LRr
21 janar
Në vend se të miratohet Ligj i ri që do të kufizojë kumarin, shteti bleu aparate të reja për kumar me vlerë 6.5 milionë 6.5 milionë euro
https://wp.me/patqqI-2LRG
23 janar
Personi “El Cheka” i cili publikonte materiale të përgjuara për (ish)funksionarë u dënua me 1 vjet burg me kusht
https://wp.me/patqqI-2M4A
27 janar
Filloi përgatitja për mbrojtje nga virusi COVID-19, Maqedonia e veriut vendosi termo-kamera në aeroporte
https://wp.me/patqqI-2Mjk
Parapërgatitje me kamera termale në aeroport, për parandalimin e ardhjes së COVID-19
SHKURT
5 shkurt
Komisioni Evropian e publikoi metodologjinë e re për bisedime me RMV-në
https://wp.me/patqqI-2ML0
11 shkurt
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO
https://wp.me/patqqI-2MY4
15 shkurt
Kuvendi e shkarkoi ministren e Politikës Sociale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi, pasi nuk e respektoi Marrëveshjen e Prespës
https://wp.me/patqqI-2Nds
16 shkurt
Me 80 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike i cili ishte kusht i BE-së për hapjen e bisedimeve
https://wp.me/patqqI-2NfI
20 shkurt
Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras u dekoruan në Gjermani me çmimin prestigjioz për paqe “Vestfali” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës
https://wp.me/patqqI-2NsS
21 shkurt
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor
https://wp.me/patqqI-2NwB
23 shkurt
Tragjedi në Rramanli të Kumanovës, zjarri u mori jetën 7 familjarëve, Komuna shpalli ditë zie
https://wp.me/patqqI-2O6t
26 shkurt
Virusi korona arriti në Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2NLz
27 shkurt
LSDM dhe Lëvizja BESA e nënshkruan koalicion e parë parazgjedhor të partive ndëretnike
https://wp.me/patqqI-2NNX
COVID-19 në shkurt arriti në Maqedoninë e Veriut
MARS
9 mars
Qeveria mori masat e para për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19
https://wp.me/patqqI-2OhW
9 mars
Drejtoresha e Klinikës së Lëkurës, pavarësisht ndalesave ka udhëtuar në Itali, prej ku e ka sjellë virusin korona, ministri Filipçe e shkarkoi nga detyra
https://wp.me/patqqI-2OhA
10 mars
Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski zyrtarisht u shkarkua nga detyra për shkak të punës joprofesionale dhe të papërgjegjshme në shërbim
https://wp.me/patqqI-2Okv
10 mars
Qeveria i mbylli shkollat për 14 ditë për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona
https://wp.me/patqqI-2Oli
13 mars
Për shkak rasteve të reja të virusit korona u shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë
https://wp.me/patqqI-2Ov9
16 mars
1 vjet e 8 muaj burg për kërcënuesin e gazetareve, Emil Jakimovski
https://wp.me/patqqI-2OET
17 mars
Maqedonia e Veriut në NATO: Spanja e ratifikoi protokollin e anëtarësimit
https://wp.me/patqqI-2OID
17 mars
BFI e pezulloi faljen e namazit me xhemat në xhami, muezinët do ta thirrin ezanin
https://wp.me/patqqI-2OKn
17 mars
Zgjedhjet e 12 prillit u anuluan shkaku i pandemisë
https://wp.me/patqqI-2OF3
18 mars
Masë anti-kovid e Qeverisë, qytetarët që do të dalin nga RMV, do të duhet të nënshkruajnë deklaratë se tre muaj nuk do të kthehen
https://wp.me/patqqI-2OOx
22 mars
U mbyllën të gjitha pikat kufitare të RMV-së, përpos kamionët, kori diplomatik dhe personat me leje
https://wp.me/patqqI-2P2c
22 mars
RMV, ndërroi jetë pacienti i parë me KOVID-19
https://wp.me/patqqI-2P2L
24 mars
Vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2PbS
31 mars
8 vjet burg për ish kryetarin e Komunës së Manastirit Vlladimir Taleski në lëndën “Transportuesi”
https://wp.me/patqqI-2PxN
31 mars
Ejup Alimi dhe Ismet Guri u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore
https://wp.me/patqqI-2PxK
Nën hijen e masave anti-kovid, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO, flamuri i saj u valëvit pranë 29 flamujve tjerë
PRILL
3 prill
Autoritetet me orë policore tentojnë ta parandalojnë shpërndarjen e virusit korona
https://wp.me/patqqI-2PJb
3 prill
Dënime për qindra qytetarët për shkak mosrespektimit të masave anti-kovid të Qeverisë
https://wp.me/patqqI-2PIV
8 prill
BE-ja e ndihmoi Ballkanin Perëndimor me 702 milionë euro, prej tyre RMV-së i takojnë 66 milionë
https://wp.me/patqqI-2PYR
12 prill
8 vjet nga vrasja e pesëfishtë misterioze në Liqenin e Smillkovës, autorët ende s’dihen
https://wp.me/patqqI-2Qbd
13 prill
Gjoba për 26 persona nga Hasanbegu që në orë policore protestuan kundër policisë
https://wp.me/patqqI-2Qid
19 prill
Qeveria ka rekomanduar që të gjithë të instalojnë aplikacionin “Stop korona”!
https://wp.me/patqqI-2QD6
21 prill
Gjoba për 18 persona nga Gjevgjelia që vallëzuan jashtë shtëpive në kohën e orës policore
https://wp.me/patqqI-2QJW
24 prill
Shkup, teravia e parë në Ramazan në kushte të orës policore, muezini e thirri ezanin, xhemati në shtëpi për shkak KOVID-19
https://wp.me/patqqI-2QR5
28 prill
Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi propozimin e Qeverisë, vendosi që gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët të marrin pagat e tyre të plota
https://wp.me/patqqI-2R4M
30 prill
Qeveria solli vendim që nxënësit të mos kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor
https://wp.me/patqqI-2Ra1
Orë policore për të ndaluar COVID-19
MAJ
5 maj
Bullgaria iu rikthye çështjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas
https://wp.me/patqqI-2Ro0
5 maj
Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim me të cilin Malin Sharr e shpalli Park Nacional
https://wp.me/patqqI-2Rpa
6 maj
RMV, Gjykata dënoi me burg të përjetshëm vajzën nga Dibra që vrau dy prindërit dhe motrën
https://wp.me/patqqI-2RsP
8 maj
Pa maska e pa distancë, tubim masiv fetar në Strugë
https://wp.me/patqqI-2RxS
8 maj
U publikuan “bomba” të reja: Mickoski dhe i dënuari në “Reket”, Kiçeec, bëjnë marrëveshje për zgjedhjet e vitit 2019
https://wp.me/patqqI-2RAa
9 maj
5 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, asgjë nga hetimi ndërkombëtar
https://wp.me/patqqI-2RAK
12 maj
Pas dy muajve, BFI i hapi xhamitë
https://wp.me/patqqI-2RJD
17 maj
Gjatë orës policore u vendosën bankina të betonit në rrugën “Cvetan Dimov”, apo “Çairçanja”
https://wp.me/patqqI-2RXV
19 maj
Djali i Zoran Verushevskit e ka incizuar fshehur Zoran Zaevin, bisedat janë publikuar në Youtube
https://wp.me/patqqI-2S5R
20 maj
U miratua ndihma e BE-së prej 160 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2S9K
23 maj
Me sukses u bë transplantimi i parë i zemrës në Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2SiN
24 maj
Fitër Bajrami u festua në Maqedoni dhe botën islame nën hijen e KOVID-19, reisi Sulejman Rexhepi e shpalli të vdekur virusin korona
https://wp.me/patqqI-2SiJ
28 maj
U shkarkua nga detyra kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në vend të tij për u.d. kryetar u vendos Shaqir Fetahu
https://wp.me/patqqI-2Svq
28 maj
Pas më shumë se 2 muajsh filluan me punë restorantet dhe kafenetë
https://wp.me/patqqI-2SyD
29 maj
6 avionë ushtarak të SHBA-së dhe Greqisë fluturuan mbi Shkup në nder të pranimit të RMV-së në NATO
https://wp.me/patqqI-2SBj
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, e shkarkoi nga detyra kryetarin e saj Sulejman Rexhepi, në vend të tij erdhi Shaqir Fetahu
QERSHOR
Rasti “Reket”, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe Boki 13 u dënuan me burg
KORRIK
1 korrik
U publikua korniza e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2UjE
3 korrik
Gjatë fushatës zgjedhore publikohen përgjime dhe regjistrime të bisedave të funksionarëve të partive
https://wp.me/patqqI-2Ums
15 korrik
Zgjedhje të parakohshme parlamentare, për herë të parë në kushte pandemie
https://wp.me/patqqI-2UWq
15 korrik
Pas arratisjes, u vetëdorëzua për paraburgim ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski
https://wp.me/patqqI-2V1H
15 korrik
Derisa të gjithë i pritnin rezultatet zgjedhore, ueb-faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor u sulmua nga hakerët
https://wp.me/patqqI-2V4G
16 korrik
LSDM i fitoi zgjedhjet me 46 deputetë, VMRO-DPMNE mori 44, BDI 15, AA-ASH 12, Levica 2 dhe PDSH 1
https://wp.me/patqqI-2V6c
22 korrik
Me ndryshimet statutare të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit iu hoq titulli kryetar nderi
https://wp.me/patqqI-2VnM
27 korrik
Koalicioni ASH-AAA mbajti marsh protestues: BDI i ka vjedhur votat
https://wp.me/patqqI-2VEx
29 korrik
Komuna e Bogovinës tentoi të ndërtojë ujësjellës në fshatin Siniçan, banorët e fshatit Urviç e ndaluan me protestë pasi që pretendonin se po merret ujë prej burimit të tyre
https://wp.me/patqqI-2VO9
31 korrik
Rryma elektrike në mes të krizës shëndetësore e financiare u shtrenjtua për 7,4%
https://wp.me/patqqI-2VRA
Zoran Zaev i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare
GUSHT
5 gusht
Ish kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski u dënua me tre vjet e gjysmë burg
https://wp.me/patqqI-2W59
6 gusht
Qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
https://wp.me/patqqI-2Wa0
7 gusht
Pas disa ditëve protesta, u arrit marrëveshje për ujësjellësin në Siniçan
https://wp.me/patqqI-2Weg
12 gusht
Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2Wvq
13 gusht
Ali Ahmeti i ftoi në tryezë liderët e opozitës, asnjëri nuk i shkoi, Zoran Zaev e mori mandatin nga presidenti për formimin e qeverisë
https://wp.me/patqqI-2Wxl
14 gusht
KRRE nuk i dëgjoi kërkesat e qytetarëve, protestë e dytë në 5 qytete të RMV-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
https://wp.me/patqqI-2WH4
18 gusht
LSDM dhe BDI arritën marrëveshje për koalicion qeveritar
https://wp.me/patqqI-2WSC
21 gusht
Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të RMV-së
https://wp.me/patqqI-2X5Z
21 gusht
Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, në Tetovë u bllokua autostrada, në Shkup disa udhëkryqe
https://wp.me/patqqI-2X2Y
24 gusht
Rasti “I fuqishmi”, Prokuroria ngriti akuzë kundër Milloshoskit dhe 12 personave të tjerë
https://wp.me/patqqI-2XbX
26 gusht
Këshilltari i BDI-së në Ohër, pasi bashkë me vëllain e tij ishin përfshirë në një rrahje për disa ditë u arratisën, më pas u vetëdorëzuan dhe u dërguan në paraburgim
https://wp.me/patqqI-2XhN
28 gusht
Protestë në Tetovë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
https://wp.me/patqqI-2Xn1
29 gusht
U votua përbërja e re qeveritare, Zoran Zaev kryeministër
https://wp.me/patqqI-2XsJ
31 gusht
Protestuan nxënësit: Mësim të kombinuar (online dhe me prezencë fizike), ose bojkot të mësimit
https://wp.me/patqqI-2XxR
Falimentoi banka “EUROSTANDARD” e Trifun Kostovskit
SHTATOR
Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska u dërgua në burg për ta mbajtur dënimin nga rasti “Tanku”
TETOR
12 tetor
Tetovë, qindra nxënës në rrugë kundër mësimit online
https://wp.me/patqqI-2Z2d
2 tetor
Në Shkup dhe Tetovë sërish u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës
https://wp.me/patqqI-2Z5C
6 tetor
Komisioni Evropian e publikoi raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut
https://wp.me/patqqI-2Zc3
7 tetor
Nxënësit në rrugë kundër mësimit online
https://wp.me/patqqI-2Zft
8 tetor
NATO i dhuroi Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore me vlerë rreth 1.4 milionë euro për përballje me pandeminë
https://wp.me/patqqI-2Zgx
24 tetor
Ndërroi jetë ish-deputeti Amdi Bajram
https://wp.me/patqqI-2ZTt
26 tetor
I dënuari në rastin “Reket”, Zoran Milevski -Kiçeec prapa grilave në Strugë: rrugëtimi i tij deri në portën e burgut
https://wp.me/patqqI-2ZWi
26 tetor
Maqedonia e Veriut në situatë alarmante me virusin korona, qindra të infektuar e dhjetëra të vdekur në nivel ditor, autoritetet me masa shtesë
https://wp.me/patqqI-2ZVC
28 tetor
Toni Jakimovski, shefi i Kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua me 6 vjet burg
https://wp.me/patqqI-301f
29 tetor
Padi penale për keqpërdorim të fondeve evropiane kundër Lidija Dimovës, pronarit të V.E.Z Trade dhe dy të punësuarve në Agjencinë Nacionale, Qeveria e shkarkoi nga detyra Dimovën
https://wp.me/patqqI-304g
29 tetor
Pasi Bullgaria vendosi kushte për bisedimet për integrim në BE me Maqedoninë e Veriut u takuan presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev: Nuk negociojmë për gjuhën dhe identitetin maqedonas
https://wp.me/patqqI-304c
Protesta në disa qytete të Maqedonisë së Veriut kundër rritjes skandaloze të çmimit të rrymës elektrike për 7.4%
NËNTOR
5 nëntor
Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
https://wp.me/patqqI-30kp
9 nëntor
Gjykatësit kushtetues, në vend të Kuvendit vetë për veten e tyre kanë votuar për rritje të 35% shtesë të pagës
https://wp.me/patqqI-30s5
10 nëntor
2 vjet nga arratisja e ish kryemministrit Gruevski në Hungari, as u dënuan ata që e ndihmuan të ikë, as u kthye në burg
https://wp.me/patqqI-30uC
12 nëntor
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, Qeveria i shpërbleu lojtarët me nga 10.000 euro
https://wp.me/patqqI-30Ca
13 nëntor
Me propozim të prokurores Fatime Fetai, Gjykata e dërgoi në paraburgim të akuzuarin për rastin “Monstra”, Agim Ismailloviq
https://wp.me/patqqI-30CC
17 nëntor
Apeli ia zvogëloi dënimin me burg Gjoko Popovskit nga 9 në 5 vjet për blerjen e 300 automjeteve të policisë
https://wp.me/patqqI-30Lg
17 nëntor
Bullgaria vendosi veto për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, zyrtarët evropian porositën vendin që të zgjidh kontestin me bullgarët
https://wp.me/patqqI-30Lu
18 nëntor
Shaqir Fetahu u zgjodh reis i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së
https://wp.me/patqqI-30Lt
20 nëntor
“Ekspozitë” me fatura të rrymës në Tetovë, qytetarët vazhdojnë revoltën kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
https://wp.me/patqqI-30TX
25 nëntor
Për herë të 16-të u mbajt konferenca e 16-të ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”
https://wp.me/patqqI-3131
30 nëntor
Opozita i bllokoi ndryshimet e rregullores për punë të Kuvendit me rreth 3.000 amendamente
https://wp.me/patqqI-31dD
Bullgaria vendosi veto për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut për shkak të gjuhës dhe identitetit maqedonas
DHJETOR
1 dhjetor
Ndërroi jetë prej komplikimeve nga KOVID-19, nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi
https://wp.me/patqqI-31fI
1 dhjetor
Qeveria e emëroi ish kryeministrin Buçkovski përfaqësues special për Bullgarinë
https://wp.me/patqqI-31h0
4 dhjetor
Protestë për mosfunksionimin e Qendrës për Çështje Sociale në Shuto Orizare
https://wp.me/patqqI-31ny
6 dhjetor
E shtunë pune, partitë u mblodhën bashkë për t’i kthyer paratë që atyre u janë ndalur për shkak të COVID-19
https://wp.me/patqqI-31qO
8 dhjetor
Në Vallandovë, nga një fabrikë për përpunimin e kanabisit mjekësor u vodhën 2 tonë marihuanë
https://wp.me/patqqI-31ZG
14 dhjetor
Zgjedhje të parakohshme komunale në Shtip dhe Pllasnicë, garën e fituan Sashko Nikollov nga LSDM-ja dhe Alija Jaoski nga BDI-ja
https://wp.me/patqqI-31Ht
16 dhjetor
Bullgaria e bllokon edhe nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut për Fronteks për shkak “gjuhës maqedonase”
https://wp.me/patqqI-31NM
16 dhjetor
Pas dy mandateve nga 8 vjet, Avokat i Popullit, Ixhet Memeti u emërua anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik
https://wp.me/patqqI-31NZ
21 dhjetor
Dështoi bojkoti i opozitës, shumica miratoi buxhetin për vitin 2021 me 62 vota “për”
https://wp.me/patqqI-31XN
25 dhjetor
Protestë kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës, “Boll më” i “dhuroi” rrogën e 13-të udhëheqësisë së EVN, ELEM dhe Mepso
https://wp.me/patqqI-328b
Pushteti e opozita u bënë bashkë për interesin e tyre, madje ditën e shtunë u mblodhën në Kuvend për të votuar shpërndarjen e 4 milionë eurove para të popullit, për partitë e tyre
LEXO MË SHUMË