Site icon PORTALB

Osmani komentoi Planin B të Ligjit për Prokurori dhe rastin e këshilltarit Nefi Useini

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënësi i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani në një intervistë për Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, ndër të tjerash ka komentuar Planin B të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Ligjin për Prokurori Publike dhe rastin e këshilltarit të BDI-së, Nefi Useini i cili së fundmi sulmoi fizikisht një profesor universitar, transmeton Portalb.mk.

Osmani ka deklaruar se, dy partitë politike më të mëdha të bllokut maqedonas duhet të gjejnë kompromis për Ligjin për Prokurori Publike, në suaza të linjave të parashtruara nga Bashkimi Evropian (BE) dhe nga Qeveria.

“Unë mendoj se, dallimet ndërmjet partive politike më të rëndësishme në bllokun maqedonas nuk janë të pakapërcyeshme, vetëm është i nevojshëm vullnet politik serioz, dhe ulje në tryezë me qëllim që të tejkalohen ata dallime. Gjithçka çfarë është në suaza të linjave të cilat edhe BE-ja i parashtron, megjithatë edhe ne si Qeveri dhe ajo është se, duhet të kemi institucion i cili ballafaqohet me krimin në nivel të lartë dhe se, të gjitha rastet, qoftë nga përgjimet, apo jashtë përgjimeve, për të cilat ka indikacione, duhet të zbardhen në procedurë gjyqësore. Gjithçka, në kuadër të këtyre kufijve mendoj se, duhet të ketë hapësirë për kompromis, dhe unë jam optimist se do të gjendet kompromis për Ligjin për Prokurori Publike, dhe do të sillet me konsensus ndërmjet të gjitha partive politike”, tha Osmani.

Sa i përket rastit të këshilltarit të BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini, i cili ishte i përfshirë në disa raste të sulmeve fizike dhe i cili nga publiku kritikohet për ndërtime të egra rreth Liqenit të Ohrit, Osmani ka deklaruar se, në rasti i tij nuk duhet të përfshihet BDI-ja. Kjo sipas Osmanit është e pandershme.

“Jo, absolutisht është e papranueshme dhe për këtë institucionet duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat. Atë çfarë ne e kemi komentuar atëherë, dhe që vlerësuam se do të ishte qasja e drejtë, është të ketë qasje joselektive ndaj rasteve me rëndësi të ngjashme. Për shembull, nëse në Ohër ka mbi 1400 ndërtime të egra, bërja e fushatës e cila do të fokusohet në një individ, duke bërë përpjekje që bizneset e tija private të lidhen me afilacionin e tij politik, përfshirjen e BDI-së në tërë këtë kontekst, mua më duket e pandershme. Konsideroj se, duhet të ketë qasje joselektive ndaj tërë kësaj çështje, e cila absolutisht është e dëmshme dhe e rrezikon statusin e Ohrit. Megjithatë, nuk duhet të ketë ketë narrative tjera partiake, politike dhe etnike që t’u shtohet veprimtarive të tilla, që ata të bëhet tregim politik. Kjo është ajo çfarë pengon”, tha Osmani.

LEXO: Policia hyri në kompaninë e këshilltarit të BDI-së Nefi Useinit
LEXO: NP “Komunalja Ohër” i ka shfuqizuar marrëveshjet me ndërmarrjen e Nefi Useinit
LEXO: Edhe ndërmarrjet tjera publike në Ohër, do t’i ndërprejnë marrëveshjet me këshilltarin Nefi Useini
LEXO: Antikorrupsioni: Kompania në pronësi të Nefi Useinit, nuk mund të krijojë marrëdhënie pune me Komunën e Ohrit
LEXO: Nefi Useini rrah edhe një profesor, reagojnë partitë opozitare
LEXO: Profesori Iljazi: Nuk është çështja se si jam rrahur, por të zgjidhet problemi i ilegalitetit
LEXO: Huseini kërkoi nga gazetarët të mos merren me ndërtimin e tij të paligjshëm në qendër të Ohrit
LEXO: Useini për objektet pa leje në Ohër: Nëse shteti i rrënon të gjitha, unë timin e rrënoj vet

Exit mobile version