Antikorrupsioni: Kompania në pronësi të Nefi Useinit, nuk mund të krijojë marrëdhënie pune me Komunën e Ohrit

Kompania e cila është në pronësi të anëtarit të Këshillit të Komunës së Ohrit, Nefi Useini, ose nëse është në pronësi të familjarëve të tij të ngushtë, nuk mund të krijojë marrëdhënie pune me Komunën e Ohrit, thonë nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, në lidhje me tenderin e hapur për zgjedhjen e kompanisë e cila duhet t’i rrënojë ndërtimet e egra në Ohër, njofton Portalb.mk.

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka reaguar sot në lidhje me informacionin se mes dy kompanive të cilat kanë dorëzuar oferta në tenderin e Komunës së Ohrit është edhe kompania në pronësi të Nefi Useinit, i cili është pronar i picerisë që gjendet në Çinar që një pjese e saj është ndërtim ilegal.

Nga Antikorrupsioni, tregojnë se cilat janë ndalesat për personin zyrtar kur ai ose familjarët e afërm të tyre kanë në pronësi ndonjë objekt.

Njoftimi i Antikorrupsionit, bazohet në nenin 51 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit.

“Personi zyrtar gjatë ushtrimit të funksionit të tij, autorizimeve ose detyrimeve publike ai nuk mund të krijojë marrëdhënie biznesi me kompaninë që është në pronësi të tij ose të ndonjë familjari të tij të afërm si dhe kur ndonjë anëtar i afërm i familjes posedon aksione në kompani”. thuhet në ligj.

“Për të parandaluar një konflikt potencial të interesit që mund të ndodh nëse këto ndalesa nuk respektohen, Antikorrupsioni njofton se kompania e cila është në pronësi të Nefi Useinit, ose edhe në pronësi të familjarëve të tij, nuk mund të ketë marrëdhënie pune me Komunën e Ohrit ku personi në fjalë është anëtar i këshillit komunal. Nëse personi zyrtar vepron në kundërshtim me këtë nen, do të zbatohen dispozitat e pavlefshmërisë së kontratës nga Ligji për marrëdhëniet  e detyruara“, thonë nga Antikorrupsioni.

Ndryshe, UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore. Kërkesa kryesore e UNESKO-s është të shpallet moratorium për çfarëdo transformimi urban të bregut të Liqenit të Ohrit, por edhe çfarëdo lloj transformimesh urbanistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button