Site icon PORTALB

Opozita dhe pushteti gjatë javës mund të takohen për Ligjin për prokurori, Zaevi refuzoi të komentojë “fshirjen forenzike” në PSP

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk

Grupi i punës i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, gjatë javës do të përpiqen t’i përafrojnë qëndrimet për regjistrimin dhe Ligji për prokurori publike, deklaroi sot kryeministrit, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Zgjidhje duhet të gjendet, por jo me zgjedhje të parakohshme. Do të japim mundësi për qetësi publike, që të mund të punojnë grupet e punës, kurse ajo mund të ndodh edhe këtë javë”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, shefja e deritashme e PSP-së, Katica Janeva dha dorëheqje pak orë para se të iu konfiskohen telefonat mobilë për “aktivitete të mëtutjeshme” në lëndën që e hapi Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit me emrin “Reket”. Paralelisht më këto,“360 Shkallë” publikoi informacionin se Janeva ka urdhëruar “fshirje forenzike” të kompjuterëve të PSP-së, gjë të cilën e demantuan nga PSP-ja, duke shtuar se të gjitha aktivitetet që kanë ndërmarrë, janë për ruajtje të dëshmive dhe të dhënave.

Për këtë, kryeministri Zaevi refuzoi të japë përgjigje.

“Në atë çështje refuzoj të përgjigjem. Ajo është pjesë e hetimeve, le të përgjigjen institucionet, ajo është prokurori publike, edhe unë kam shkruar në media, duhet të japin përgjigje”, tha Zaevi.

Përndryshe, edhe pse u paralajmërua se do të ndodh në fund të muajit korrik 2019, seanca plenare për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet Prokuroria Speciale Publike të kalojë në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, është caktuar për më 27 gusht, pas pushimit vjetor të deputetëve. Ligji parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Do të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, të cilat ende nuk janë siguruar.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev. Për këtë, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës së kaluar kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Propozim-ligji parasheh:

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

Exit mobile version