Rasti “Boki 13”: Bastisje në shtëpi, në “1 TV” dhe konfiskim i telefonit të prokurores Janeva

Pas konferencës për media që u mbajt sot nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit për reket i njohur me nofkën “Boki 13”, në televizionin “1 TV” dhe e ka konfiskuar telefonin e prokurores së PSP-së, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Siç raportojnë mediat maqedonase, para shtëpisë së “Boki 13-s”, janë parë vetura të policisë, dhe policë me persona të tjerë që qëndrojnë.

Nëpërmjet një video të publikuar nga TV 21, shihet se policia e ka bastisur edhe Televizionin “1 TV”.

Prokurores Janeva i është konfiskuar telefoni!

Policia ka konfiskuar edhe telefonin e prokurores së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, e cila katër orë para se të arrestohet “Boki 13”, dha dorëheqje.

Se pse Policia me kërkesë të Prokurorisë ia ka marrë telefonin Janevës, deri tash nuk ka informacione zyrtare, megjithëse jozyrtarisht në media thuhet se kjo ka lidhje me dy biznesmenët të cilët për momentin janë duke u marrë në pyetje në Gjykatë Penale për shkak të dyshimeve për reket nga “Boki 13-të”.

Përndryshe, sot “Boki 13” është arrestuar në venkalimin kufitar në Bogorodicë, i njëjti është marrë në pyetje, me çka pasdite PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar është deklaruar se i njëjti dyshohet se ka marrë reket nga biznesmenë, dhe ndaj tij ka kërkuar të parashtrohet masë e paraburgimit. Sipas Ligjit, gjykata ka afat që brenda 24 orëve të vendos ndaj kërkesës së Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button