Site icon PORTALB

SHGM: Rasti i “1 TV”-së është alarmi i fundit për reformat urgjente në media

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foto: Borçe Popovski

Zhvillimet e fundit me paraburgimin e Bojan Jovanovskit, menaxher i medias “1 TV”, ngrenë dyshime rreth abuzimit serioz të medias në llogari të pasurisë personale të disa individëve. Ky zhvillim i ngjarjeve lidhur me 1TV gjithashtu paraqet një goditje serioze ndaj reputacionit të gazetarisë profesionale, dhe nëse nuk ka zgjidhje ligjore, kjo mund të shkaktojë rënie në besimin e publikut ndaj gazetarëve dhe mediave, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), transmeton Portalb.mk.

SHGM gjithashtu shpreh shqetësimin edhe për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik të punësuar në këtë televizion, të cilët shkaku i këtij skandali mund të mbesin pa punë. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në tregun e përgjithshëm të punës në sektorin e medias.

“Kjo gjendje le të jetë alarmi i fundit për zbatim urgjent të reformave të paralajmëruara dhe të premtuara në fushën e medias, por edhe në biznesin e përgjithshëm të medias, përmes monitorimit të nevojshëm në lidhje me mënyrën e financimit të medias dhe në lidhje me pronësinë. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit, që të gjejnë një mekanizëm për zhbllokimin urgjent të procedurave parlamentare përmes të cilave reformat që janë të rëndësishme për sferën tonë të medias duhet të vazhdojnë”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga atje kërkojnë që:

Sipas SHGM-së, zgjidhja e shpejt e këtij rasti do të jetë shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në 1TV.

Ndryshe, “Boki 13” është paraburgosur pasi që PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur lëndë ku ata janë të dyshuar për reket të biznesmenëve nëpërmjet prokurores publike, e cila jozyrtarisht thuhet se është Katica Janeva e PSP-së.

Exit mobile version