Site icon PORTALB

Lirie Elezi, gjyqtarja e “Thesarit” – aktgjykimi i të cilit, pa arsyetim është shkruar për pesë muaj

Lirie Elezi

Lirie Elezi, foto skrinshot

Gjykatësja Lirie Elezi ka qenë gjykatës raportues në rastin “Thesari” për të cilin grupi punues nga Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se Gjykata e Apelit pa arsyetim 5 muaj e ka shkruar vendimin me të cilin është shfuqizuar dënimi me 9 vjet burg për ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Ajo është vajzë e ish gjykatësit dhe prokurorit, ndërkaq bashkëshorti i saj punon në Agjencinë për Siguri Kombëtare, gjegjësisht ish Policia Sekrete, me të cilën ka udhëhequr Mijallkov.

Sipas arkivave të mediave, babai i saj i ndjerë ka lindur në një fshatë të Kërçovës, ndërkaq ka qenë gjykatës në Kërçovë dhe në vitin 2018-të është bërë zëvendës i prokurorit të Maqedonisë.

Sipas biografisë së saj zyrtare, gjykatësja Lirie Elezi Ajrullau, ka filluar me punë në Gjykatën e Apelit në vitin 2018-të dhe ka vendosur për lëndë të fushës penale.

Ka diplomuar në vitin 2004 në drejtimin e Fakultetit Juridik në Shkup, ndërkaq provimin e jurispodencës e ka dhënë në vitin 2006. Fillimisht ka punuar në Kuvend, ndërkaq më pas në Institutin Nacional Demokratik në Shkup.

Prej vitit 2005 deri në vitin 2010 ka punuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Menjëherë, pas mbarimit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik është pranuar në Gjykatën Penale të Shkupit ku ka punuar 7 vjet, deri në vitin 2018-të kur është zgjedhur gjykatëse në Apel.

Prej biografisë që është e publikuar, gjykatësja ka bërë disa trajnime dhe vend dhe jashtë vendit.

Në rastin “Thesari” gjegjësisht për furnizimin e pajisjes britanike për përgjim në Policinë Sekrete, Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se nuk ka kaluar kohë e gjatë prej mbajtjes së seancës publike deri në miratimin e vendimit, por nuk ka arsyetim pse Apelit i janë dashur 5 muaj që ta shkruajë aktgjykimin pasi që është miratuar vendimi.

Gjykatës raportues për këtë lëndë ka qenë Elezi, e cila ka pasur kompetencë që të mbajë llogari për dinamikën e lëndës.

Rastin “Thesari” e ka punuar ish Prokuroria Speciale Publike, ndërkaq në hetim janë përfshirë edhe kompania Finzi nëpërmjet të cilës është kryer furnizimi.

Elezi ka qenë pjesë e Këshillit të Gjykatës së Apelit, bashkë me gjykatësit Tanja Mileva dhe Gjoko Ristov, ku është miratuar vendimi që të shfuqizohet masa e paraburgimit shtëpiak për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski me garanci prej 192.000 euro.

Ajo ka qenë pjesë e Apelit bashkë me gjykatësit Zoran Dimitrievski dhe Enver Bexheti të cilët miratuan vendim me të cilin të akuzuarit Orce Kamçev i është shfuqizuar paraburgimi dhe i është pranuar garancia prej 11 milionë eurove.

Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se Apeli pa arsyetim i ka zvarritur lëndët “Target – Fortesa” dhe “Thesari” ku i akuzuar kryesor është Mijallkov, ndërkaq veprat e tij në këto raste janë përpara vjetërsimit. Elezi e ka udhëhequr lëndën “Thesari”, ndërkaq me lëndën “Target – Fortesa” ka udhëhequr gjykatësi Enver Bexheti.

Mijallkovi i cili ishte i dënuar në dy lëndë me gjithsej 20 vjet burg, Apeli për 10 ditë e pastroi dhe ua hodhi fajin kolegëve të tyre nga shkalla e parë se “kanë bërë shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë Penale, me çka është sjellë në pikëpyetje gjendja faktike dhe zbatimi i rregullt i Kodit Penal”.

Në lëndën “Thesari”, e cila i referohet keqpërdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit për prokurimin e pajisjeve të komunikimeve elektronike për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK dhe trajnim për përdorimin e të njëjtës nga një firmë nga Britania e Madhe,  i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministria e Brendshme, Goran Grujevski. Të tre ngarkohen me keqpërdorim të autoritetit zyrtar, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.

Exit mobile version