Komuna e Tetovës nuk e ka publikuar ende listën e personave të angazhuar me kontratë në vepër në Komunë për periudhën tetor-dhjetor 2022, pavarësisht se publikimi i tyre çdo tre muaj ishte premtim i udhëheqësisë së Komunës. Nga Komuna njoftuan se pritet së shpejti lista të publikohet në ueb-faqen e komunës, shkruan Portalb.mk.
Edhe pse kanë kaluar gati dy javë që nga përfundimi i vitit 2022, deri më tani, nuk dihet sa persona përmes kontratave në vepër janë të angazhuar në Komunën e Tetovës për këtë periudhë.
Nga Komuna e Tetovës për Portalb thanë se lista do të publikohet së shpejti në ueb-faqe, por kjo ende nuk është bërë.
Kujtojmë që Komuna e Tetovës, tre herë për vitin 2022 ka publikuar lisën e personave të angazhuar me kontrata në vepër, në tremujorin e parë të vitit ishin 78, në tremujorin e dytë ishin 14, në tremujorin e tretë ishin 43. Sipas këtyre shifrave, pa përfshirë periudhën tetor-dhjetor 2022, i bie se nga janari deri në muajin shtator gjithsej janë bërë 135 kontrata në vepër.
Sipas prokurimeve publike, Komuna e Tetovës në mars të vitit 2022 ka lidhur marrëveshje me agjencinë për punësim “Xhob 2011” nga Shkupi në vlerë prej 18.290.00 milionë denarësh (rreth 297 mijë euro), për punësime të përkohshme.
Edhe pse paguhen me paratë e qytetarëve, kontratat e punës të realizuara nga Komuna e Tetovës përmes agjencisë private për punësim “Xhob 2011” mbeten sekrete për publikun, komuna nuk i tregon emrat se kush është punësuar përmes kësaj marrëveshjeje. Topin e hedhin te agjencia private, ndërsa kjo e fundit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske.
Ndryshe, kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjëndër edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.
- LEXO: Në Komunën e Tetovës me kontratë në vepër janë angazhuar 43 persona të rinj (Lista)
- LEXO: Nuk janë publikuar ende kontratat në vepër nga Komuna e Tetovës për tre-mujorin e tretë të vitit
- LEXO: Komuna e Tetovës i mban “sekret” kontratat e punës të realizuara përmes agjencisë private
- LEXO: Komuna e Tetovës e publikoi listën e kontratave në vepër, por nuk i tregon kontratat përmes agjencisë private
- LEXO: Punësimet e përkohshme përmes agjencive prezente në komunat në Pollog, Tetova me shumën më të lartë
- LEXO: Dy ditë pas lajmit të Portalbit, Komuna e Tetovës i publikoi kontratat në vepër (Dokument)
- LEXO: U premtuan, por ende nuk janë publikuar kontratat në vepër nga Komuna e Tetovës për tremujorin e parë të 2022
- LEXO: Komuna e Tetovës publikoi listën e kontratave me 10 denarë ndërsa 47 kontratat e reja do i publikojnë në mars
- LEXO: Kjo është lista e kontratave në vepër në Komunën e Tetovës për vitin 2021 (Dokument)