Site icon PORTALB

Qyteti i Shkupit i emëroi drejtorët e rinj në ndërmarrjet publike

Foto: Shtabi zgjedhor i Danella Arsovska

Foto: Shtabi zgjedhor i Danella Arsovska

Në disa ndërmarrje publike në kuadër të Qytetit të Shkupit do të ketë drejtorë të rinj, për shkak se disa javë më parë kryetarja Danela Arsovska i shkarkoi disa prej tyre, transmeton Portalb.mk.

Me NP “Lajka” do të udhëheqë Radmila Pesheva, ndërsa me NP “Rrugë dhe rrugica” do të udhëheqë Said Said. Ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në NP “Parkingu” do të jetë Krste Petrevski, në NP “Parqe dhe gjelbërime” do të jetë Zuhejr Rexhepi,  ndërsa në NP “Drislla” do të jetë Aleksandar Kuzinakov”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në komunikatë theksohet që në NP “Higjiena Komunale” do të jetë Kosana Mazneva, në NQP do të jetë Aleaksandar Stojkovskoi dhe në NP “Ujësjellësi” Marjan Mitevski.

Ndryshe, pritet nga udhëheqësit e rinj të sjellin reforma, zvogëlim të shpenzimeve dhe uljen e shpenzimeve joproduktive.

Exit mobile version